Sociale
Top 24

Dëshiron të jetë pjesë e strukturave, vogëlushi nga Bathorja surprizohet nga Policia e Shtetit (FOTO)

29 Dhjetor 2018, 08:49| Përditesimi: 29 Dhjetor 2018, 09:07

  • Share

Policia e Shtetit ka surprizuar këtë të shtunë një fëmijë të vogël në Bathore, i cili dëshiron të jetë në të ardhmen pjesë e strukturave të policisë. Ajo i ka bërë një sërë  dhuratash Kevinit, si makina policie, mjete patrullimi, e një uniformë.

Përmes një postimi të shpërndarë në faqen e saj zyrtare në rrjetin social "Facebook", Policia e Shtetit shprehet në nota humori se tanimë drejtuesit e makinave do t’i duhet të bëjnë kujdes pasi Kevini është monitoruesi më i ri i rregullave të qarkullimit.

"Kevini është një djalë fantastik që jeton në Bathore, Tiranë dhe është polici më i ri në Shqipëri. Bëni kujdes tani se Kevini është shumë i dashur dhe nëse shkelni rregullat e qarkullimit rrugor do ju gjobisë me plot dashuri dhe lumturi.

Falenderojmë Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që i realizuan dëshirën Kevinit", shkruan Policia e Shtetit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?