Foto ilustruese

Dëshironi të keni flokë të butë si mëndafshi? Ja maska që do iu shpëtojë jetën

29 Tetor 2022, 22:47| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 22:48

  • Share

Përzieni tre të verdha vezësh me 3 lugë vaj ulliri dhe shtoni disa pika vaj esencial të llojit që preferoni. Përhapeni përzierjen në të gjithë gjatësinë e flokëve dhe në kokë. Lëreni për 20 minuta e më pas lani kokën me shampo dhe ujë të ngrohtë.

Maskë kundër zbokthit me aloe vera dhe mjaltë

Aloe vera është një zbutës natyral, ndërsa mjalti siguron hidratim. Së bashku, këto përbërës do t’i bëjnë flokët tuaj të butë, me shkëlqim dhe do të trajtojnë zbokthin.

Në një filxhan përzieni xhel të freskët aloe vera, një lugë çaji mjaltë dhe dy lugë uthull molle. Aplikojeni këtë përzierje butësisht në flokët dhe kokën tuaj.

Lëreni për 20 minuta dhe lani kokën me shampo si zakonisht. Aplikojeni këtë maskë dy herë në muaj për rezultate më të mira.

Jepini shkëlqim flokëve me këtë përzierje vajore Kjo maskë do t’ju ndihmojë t’i bëni flokët tuaj të butë dhe me shkëlqim. Acidi laktik që gjendet në kos do të veprojë si një zbutës, ndërsa vajrat do t’i japin atyre shkëlqimin e munguar. Për të përgatitur këtë maskë mjafton të përzieni së bashku vajin e kokosit, vajin e bajames, vajin e arganit dhe një lugë gjelle kos. Aplikojeni këtë maskë në mbrëmje dhe lajeni ditën tjetër.

Maskë për hidratimin e flokëve

Kjo maskë do të hidratojë flokët e thatë duke iu dhuruar atyre elasticitet dhe më tepër lagështi.

Përdorimi i vajit të kokosit, aloe verës dhe mjaltit në fijet dhe rrënjët e flokëve do të luftojë dëmtimin e tyre dhe thatësinë.

Së bashku, këta përbërës do t’i bëjnë flokët tuaj të butë dhe me shkëlqim.

Për të bërë maskën mjafton të përzieni dy lugë xheli aloe vera, një lugë çaji mjaltë dhe tre lugë vaj kokosi.

Masazhojeni këtë maskë mirë në flokë dhe lëreni për gjysmë ore, më pas lajini flokët me shampo si zakonisht.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?