Jemi në muajin festiv, ku konsumimi i alkoolit e sidomos verës është gjithmonë dhe më i shpeshtë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Entela Cenko, sommelier dha disa këshilla të vlefshme se si duhet të fillojmë konsumimin e verës gjatë një gostije apo darke për të mos u dehur dhe mos dëmtuar organizmin. Sipas saj, duhet të fillojmë me pije që kanë më pak përmbajtje alkooli dhe duhet të kontrollojmë ushqimin.
Të gjitha pijet alkoolike që kanë nivel alkooli kalojnë në pjesën e dehidratimit dhe mënyra e ushqyerjes ka të bëjë shumë. Nëse do të fillojmë me një proseko ose një bulëz dhe do shkojmë në nivelet më të larta, do ta fillojmë me një antipastë tek ushqimi më I thjeshtë. Por duke mos pasur atë mbingopjen e trupit dhe stomakut, që mos kemi probleme duhet të fillojmë konsumimin ngadal, nga gradët më të ulta dhe me ushqim të kontrolluar që do fillojë në nivelet më të larta të gradës alkoolike dhe yndyrës.
Është shumë e rëndësishme që verën ta konsumojmë me ushqimet e duhura, ushqimet që kanë përmbajtje të lartë yndyre, shkojnë më shumë me verën, pasi ajo funksionin si një tretës I yndyrës.
Gjithmonë kur bëj përshtatjen e ushqimit me verën, përcaktoj edhe kaloritë që ka. Ne mund të konsumojmë edhe një sallatë ruse, ajo ka një sasi të madhe yndyre, edhe salca kosit ka yndyrën e saj kështu që çdo produkt që ne kemi në tryezat tona kanë një yndyrë të caktuar.Na duhet një gotë verë që të na e tresë yndyrën, por jo me një gradë alkoolike të lartë.
Gjithashtu sommelieria Entela Cenko dha edhe disa këshilla se çfarë të përdorni në rast se keni pësuar një dhimbje koke nga konsumimi I tepër I alkoolit.
Hidratimi, sa më shumë ujë dhe gjatë mbrëmjeve duhet të pijmë dhe të konsumojmë ujin, por edhe ditën tjetër. Ka të bëjë me pjesën e fermentimit, aciditeti që ka limoni të ndihmon me pak ujë të vakët. Gjithashtu kanella sepse bën atë pjesën e hidratimit. Kanella luan një rol shumë të rëndësishëm në enët e gjakut, ajo të ndihmon dhe në pjesën e hidratimit që ne jemi të dehidratuar. Më parë gjatë gostive, njerëzit konsumonin ushqime me yndyrë sepse yndyra do alkool që të shkrijë. Pra. vera ndihmon edhe në reduktimin e yndyrës nëse e konsumojmë me masë.