Foto ilusruese

Dëshironi të plakeni mirë? Farat që ndihmojnë...mjafton një lugë në ditë

4 Tetor 2022, 21:13| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 21:14

  • Share

Jepini trupit tuaj një nxitje dhe mbrojeni atë nga plakja duke përfshirë këto fara të çmuara në dietën tuaj të përditshme. Ajo që duhet të bëni është të shtoni një lugë me fara liri.

Ka prova që tregojnë se farat e lirit janë shumë të pasura me komponentë antioksidantë që luftojnë plakjen e indeve si fitonutrientët, lignanet, tokoferolet dhe acidi ferulik. Në veçanti, lignanet e farave të lirit kanë një efekt të fortë antioksidant që është shoqëruar me mbrojtjen kundër sëmundjeve të tilla si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithashtu janë një burim i acideve yndyrore omega-3 që ndihmojnë në shëndetin e zemrës dhe trurit.

Nga ana tjetër, përmbajnë proteina që forcojnë indet muskulore të cilat me kalimin e kohës dobësohen.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?