Dëshmi mesjetare, vihet në punë Sahati i Inglizit në Shkodër

13 Nëntor, 20:43| Përditesimi: 13 Nëntor, 22:35

  • Share

Sahati i Inglizit në qytetin e Shkodrës, është vënë tashmë në punë. Sahati i Inglizit, është një monument i kategorisë së parë dhe ka pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Europë e ndërtuar nga lordi anglez Paget në çerekun e fundit të shek, XIX.

Përbëhet nga 16 dhoma aristokratike ku më e madhja është e ndërtuar me stil oriental.

Lajmi për vendosjen në punë është bërë me dije nga kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili ka postuar mbrëmjen e sotme një video në rrjetet sociale.

‘Sahati i Inglizit nga sonte ka orën e tij, duke i dhënë këtij monumenti të trashëgimisë kulturore të Shkodrës rëndësinë që meriton. Një punë fantastike e punonjësve të bashkisë që rikthyen në identitet këtë pasuri për qytetin tonë. E gëzofshim!’, shkruan ai.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?