Dëshmia e Beqajt mbahet peng dy ditë me radhë, Vokshi: S’do e lëmë me kaq! Jemi Republikë bananesh, në Amerikë s’guxon njeri të mos paraqitet! Ndreca: S’e kemi thirrur Ramën

13 Nëntor, 19:39| Përditesimi: 13 Nëntor, 20:54

  • Share

 

Për të dytën ditë me radhë, Ilir Beqaj u paraqit në Kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, por pyetja e tij po mbetet peng i debateve PD-PS.

Teksa Beqaj bënte ecejake në korridoret e Kuvendit, ish-kolegët e tij debatonin në Komision. Opozita kërkon dëshminë e kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit.

Vokshi paralajmëroi se nuk do ta lenë me kaq derisa të zbardhet e vërteta.

“Ju jeni penguesit e komisionit hetimor parlamentar. Ju keni kryer vepër penale, dhe kushdo që nuk i është përgjigjur komisionit ka shkelur ligjin. Mos mendoni se do lemë këtu, mos mendoni se do heqim dorë nga e vërteta.

Mos mendoni që nuk do e zbardhim dhe nuk do i cojmë të gjithë aty ku duhet të jenë, Edi Rama i pari. Ai ka urdhëruar që ti binden kodit të mafies. Duke vazhduar te Ilir Beqaj, te Ogerta Manastriliu, Albana Koçiu etj”, tha Albana Vokshi.

Ndërkohë, nënkryetari socialist  Plarent Ndreca thotë se komisioni nuk i ka thirrur Ramën dhe Nushin. Por, Vokshi thotë se janë thirrur nga opozita dhe këtu ua njeh Gjykata Kushtetuese.

Vokshi: Ne jemi republikë bananesh. Në Amerikë s’guxon njeri të mos paraqitet tek komisionet.

Ndreca: Edi Rama nuk është thirrur fare nga komisioni.

Vokshi: E kemi thirrur ne. Na e njeh Gjykata Kushtetuese.


Lajmi kryesor:

'Hetimori' i Shëndetësisë 16 orë mbledhje maratonë, bllokohet sërish dëshmia e Ilir Beqajt për 'sterilizimin'! Dy ditë peng i debateve PS - PD, s'ka konsensus për shtyrjen e afatit


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?