Ilir Meta kishte një objektiv, të përfitonte 10 milionë euro nga afera CEZ-DIA. Shifra del nga hetimet e SPAK për ish Presidentin dhe Monika Kryemadhin, dosje të cilën Report Tv e disponon. Prokuroria e Posaçme I kushton pjesën më të madhe të hetimeve zbërthimit të kësaj çështjeje, ndërsa për këtë ka marrë dhjetëra dëshmi dhe është konsultuar me disa prej autoriteteve ligjzbatuese të vendeve evropiane dhe jo vetëm.
Në dosjen e SPAK ndodhet edhe dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti që në atë kohë mbante postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë.
Pjesw nga dosja
Të dhëna të rëndësishme përfitohen edhe nga deklarimet e shtetasit Dritan Prifti, deklarime të dhëna në datën 02.10.2015 para Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në funksion të procedimit penal 6381. Për shkak se ky shtetas ka ndërruar jetë, deklarimet e dhëna më parë mund të përdoren sipas nenit 369 të Kodit të Procedurës Penale. Më konkretisht ndërmjet të tjerave ky shtetas ka deklaruar se:
"... Për çeshtjen e borxhit CEZ nga një kompani private e kishte dëgjuar në zyrat e LSI nga Ilir Meta rreth muajit Maj apo Qershor 2010, para se ai te largohej si Ministër i METE. Sipas tij Ilir Meta i kishte thënë që Kastriot Ismailaj kishte një projekt për mbledhjen e borxhit të CEZ.... Ilir Meta i kishte thënë që Kastriot Ismailaj, kishte biseduar me perfaqësues të CEZ, dhe këta të fundit ishin dakort me këtë por duhej firma e ministrit; ....Ilir Meta i kishte thënë që Kastrioti dhe DIA kishin një partner amerikan që kishte eksperiencë. Ai deklaron se i kishte thënë që do te fliste me CEZ, por Kastriot Ismailaj nuk ishte për punë serioze dhe ishte mashtrues, por Ilir Meta i ka thënë që ai të merrej me CEZ se me Kastriotin merej Iliri, duke i shtuar se ai ishte llafazan por me Ilirin ishte korrekt pasi kishte një lidhje të fortë familjare, duke iu shprehur se Iliri e kontrollonte Kastriot Ismailaj...
Për këtë kontratë, Ilir Meta e kishte thirrur disa herë në zyrën e tij në Ministrinë e Jashtme dhe në lokal, duke i kërkuar Dritan Priftit që të bënte një letër për CEZ dhe ti rekomandonte DIA-n. Dritan Prifti i kishte thënë Ilir Metës se shteti ka vetëm 24% dhe nuk mund ti imponohet shumicës për sugjerime Në muajin Korrik 2010 në kohën që ishte Ministër i METE, në zyrë i ka ardhur shtetasi Josef Hejsek, i cili i ka thënë se e kishte thirrur dy herë Ilir Meta në zyrë dhe i ka kërkuar që të firmosë dhe lidhë kontratën me Kastriot Ismailaj (DIA) për mbledhjen e borxheve të CEZ, duke i thënë Josef Hejsekut se Kastrioti ishte person serioz dhe me mbështetjen e Ilir Metës ai do të arrinte të mblidhte borxhet e CEZ........
Josef Hejsek i ka kërkuar Dritan Priftit se çfarë mendonte ai për këtë, pasi për kontratën duhej miratimi i saj nga Këshilli Mbikqyrës, dhe kompania mëmë dmth CEZ Praga. Dritan Prifti i ka thënë Josef Hejsek, se po të ishte ai nuk kryente punë me Kastriot Ismailaj por ai mund të vendoste vetë. Dritan Prifti ka mesuar se ishte firmosur kontrata dhe sipas tij ishte bërë sekret dhe ai apo ministria qe ai drejtonte nuk kishte patur dijeni. Ai deklaroi se këtë gjë e ka mësuar shumë kohë më pas ketij takimi, në nje lokal i quajtur "International" pranë Presidencës nga takimi me Josef Hejsek dhe nga ish shefi i Kabinetit Ilir Ciko pasi e kishte shkarkuar Ilir Meta si anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Në një darkë familjare në banesën e Ilir Metës, ku ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ilir Meta i ka kërkuar që të vinte dhe ta takonte Kastriot Ismailaj por Dritan Prifti nuk ka pranuar.....
Ilir Meta i ka thënë që Kastriot Ismailaj kishte biznese të forta dhe kishte lidhje të forta në botë dhe në veçanti në Zvicër, Serbi, Itali etj. Ai gjithashtu i ka thënë se Kastriot Ismailaj kishte një projekt me një kompani italiane për mbledhjen e taksave të shtetit shqiptar dhe i ka kërkuar që të ndërhynte tek Sali Berisha që të bënte disa ndryshime ne ligj. Dritan Prifi i ka kërkuar ta shikojë projektin dhe më pas do të diskutonte. Pas disa kohësh, në një takim që kishte patur me Ilirin, ky i fundit i kishte thënë që e kishte biseduar me Genc Pollon dhe e kishte marrë ai përsipër këtë punë. Me pas ka ndodhur dhe skandali i përgjimeve dhe Ilir Meta është hequr nga Ministër i Jashtëm, dhe nuk ishte Disa kohë më pas kishte mësuar se shoqeria qe do të bënte këtë marrëveshje ishte Asset shpk, dhe me ortakë Kastriot Ismailaj, Arian Laçi dhe Petrit Ahmeti dhe kompania Italiane quhej ASSIST SRL, me president Oreste Salvagio me gendër në Torino Itali......
Dritan Prifti ka deklaruar se ... kishte mësuar se në një përgjim të bërë me Elvis Mataj, Ilir Meta kishte qenë mbështetësi kryesor i Kastriot Ismailaj për nënshkrimin e marrëveshjes dhe kontratës midis CEZ dhe DIA, për këtë Ilir Meta kishte shkuar dhe vetë në Pragë, si dhe ka ndërhyrë për uljen e çmimit të energjisë elektrike, tek ERE për të cilën dyshohet se janë dhënë 500 000 Euro për anëtarët e ERE, për të aprovuar uljen e çmimit.
Gjithashtu, deklaron se në pergjime ka rezultuar se perfitues të fondeve të DIA-s janë dhe shtetasit Arian Laçi dhe Agron Çela nëpërmjet shoqërise B.T.T. Pas prishjes së marrëveshjes së CEZ me DIA, Ilir Meta sipas Dritan Priftit e ka akuzuar se ishte miku i Kastriot Ismailaj, gjë të cilën Dritan Prifti nuk e ka pranuar dhe sqaron se nuk ka asnje lidhje me këtë person me përjashtim, te njohjes dhe dy-tre takimeve ne vitin 1998-2000, ndërkohë pas kësaj nuk e ka takuar asnjëherë këtë shetas dhe as nuk e ka mbështetur marrëveshjen CEZ-DIA".
Pra 10 milionshi i CEZ paska prish te ndjerin Prifti me Meten. Meta e donte per vete dhe Prifti per vete. Ndaj dhe ketu hyn aseti nr.1 i Rames kryesindikalisti i mafies shqiptare ne Australi Tom Doshi. Qe rekruton Priftin ne kembim te 7 milon euro qe kishte borxh. Lutemi redaksia shikojeni cik ket pune semos SPAK fut mren bashke me Liken edhe Tomen edhe Doshin. Plotesohet orkestra e bajgave.
PërgjigjuDoma dhe Toshi me sa duket do ken spektakel me vete