Dëshmia e Erzen Breçanit dekonspiroi skenarin e PD të 'Babales'/ Basha 'e shpërblen', e fut në listat për kandidat për deputet

11 Tetor 2020, 14:53| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 16:13

  • Share

TIRANË- Pas mjekut të 21 janarit Sami Koceku, një tjetër emër që spikat në listët e Partisë Demokratike është edhe Erzen Breçani. Në fakt emrat e konfirmuar nga votat e anëtarësisë së PD kanë folur shumë për situatën mes kandidatëve dhe pëlqimin për emrat e Bashës.

Erzen Brecan, ish – drejtuesi i policisë, që pas largimit të qeverisë Berisha u përqendrua në aktivitetin e tij të një security privat ndërsa emri i tij spikati në debatin me ish ministrin Samir Tahiri teksa kërkohej të largoheshin nga pallati banorët tek rruga "Margarita Tutulani". Por në listën e Bashës ai u shfaq si kandidat në degën e Tirana 4. Erzen Breçani u shfaq sërish në publik në ngjarjen e Babales, strumbullar i politikës në 2018-2019 dhe një nga dëshmitarët që dekonspiroi skenarin e PD të “Babale” është edhe ish-drejtuesi i lartë i policisë në kohën e qeverisjes Berisha, Erzen Breçani. Asokohe Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht përgjimet e bisedës telefonike mes ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe kunatit të Babales, Fredi Alizoti si dhe konfirmimin që i ka bërë kësaj bisede në prokurori, vetë Erzen Breçani. Ky i fundit ishte telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga Salianji.

Nga ana tjetër Breçani i ka pohuar se nuk bëhen këto punë, duke marrë në qafë njerëz kot dhe për të përfituar azilin jashtë shtetit. Biseda është përgjuar në 29 maj 2018 mes Breçanit dhe Alizotit, ku ky i fundit tregon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Ndërkohë një ditë më vonë  Alizoti është lidhur në telefon me drejtorin e Policisë Qarkut Fier, duke treguar të gjithë të vërtetën.

Kjo dëshmi e Brecanit që dëmtonte, jo vetëm Ervin Salianjin, por çështjen më të fortë të PD-së, në fakt kundërshtonte telefonata e që më pas penalizuan Salianjin me një dënim që nuk është i formës së prerë, por mbi të gjitha e nxorën PD falsifikatore dhe Agron Xhafën të pafajshëm.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Afrim: 15/10/2020 11:30

    Nik e kuptoj se ti zoti gazetari Ben kete pyetje dhe cfare perfundimi nxjerr. Duhet te nxisni njerzit te zbatojne lignin pra te vene nisken sepse Po vine nisken nuk ka gjobe dhe nuk kane nevoje

    Përgjigju
  • qytetar: 12/10/2020 10:30

    ketu ne Itali 400 euro e kemi gjoben po nuk e mbajte masken ne ambjente te hapura...

    Përgjigju
  • hmmm: 12/10/2020 09:27

    hala japin nga 500.000€ per me ken ne listen e deputetit???

    Përgjigju
    • Heeeee: 12/10/2020 10:53

      Ca u er taj??? O rrit pazari. Ka vaj 1.500.000€ pazari.

  • Policia: 12/10/2020 09:19

    Me vjen teper keq qe nje drejtues i shkelqyer policie me aftesi te larta profesionale hidhet ne rruge nga nje minister narkotik fhe tani kerkon te behet deputet nuk kam asgje kunder kemi shembuj plot edhe Pjerin Ndreu ishte drejtues i larte policie dhe u be deputet dhe sot eshte kryetar bashkie ne lezhe per PS ajo qe me indinjon mua si qytetar eshte qe policia duhet te jete e pavarur nga asnje parti keta dy persona jane nje staf i cmuar i policise se shtetit SHqipetar

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 12/10/2020 08:03

    Bisedoja me nje miku tim shijakas. Pyeta-pse ky tropojan ka kete emer. Mos e lidh gje me lumin erzen?Gabon,mu pergjegj,nga te palaret zinte ere.ndaj quhet ere zen.

    Përgjigju
  • asl: 12/10/2020 06:10

    Kamzes duhet ti nderrohet emri nga Kamez ne Golloborda Peshk-opi.

    Përgjigju
  • Iris: 12/10/2020 02:23

    Pse Alizoti zgjodhi kete Brecanin t'i telefononte dhe te nxirte zbuluar direct Salianjin,kur shume kollaj mund t'i kishte telefonuar direct ketij te fundit per parate dhe cdo gje te mbetej ne hije?

    Përgjigju
  • redi: 11/10/2020 22:25

    Brecani me veprimin qe beri duke injoruar skemen babale ,tregoi se eshte polic me karakter dhe mbron te verteten

    Përgjigju
  • Tironsi: 11/10/2020 21:44

    ZENI ESHTE PROFISIONIST NE FUSHEN E TIJE... NJE ISH DREJTUES POLICIE ME VLERA MORALE TE LARTA E SKA LIDHJE ME TROPOJANET E TJERE.... SAJE QORI E HODHI NE RRUGE DUKE FAVORIZUAR tepelenasit e DROGES.... PRAP ESHTE HUMBJE PER POLICINE QE KY PROFESIONIST KERKON TE BEHET DEPUTET....

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 11/10/2020 20:19

    Na u qelb Tirona. Na bon me vjell me kesi rrumpalla molokesh Flamur Noka Nard Noka Edi Paloka Erzen Brecani Sali Berisha

    Përgjigju
    • Gaz Dylberi: 11/10/2020 20:53

      Mos!!!!! Ke harru Mziun.

    • Bobi: 11/10/2020 20:52

      Beno mos u merzit erdaj. Noka + Brecani duhen per boks. Nard ndoka per tallava. Sal maloku i fut i pordhe e Ed paloqa i merr er. Dmth parlament haremi.

  • Vicidili: 11/10/2020 20:16

    Tiransit jane buke e gjize tropojanet i ban njerez u dhane kulture e dije

    Përgjigju
    • Lulka: 11/10/2020 23:17

      Hhahaha na knaqi ky vicidolsi,demek tropojanet i bon njerrz tironcit hahaha hapu dhe hapu dhe thuaj

    • Nonen: 11/10/2020 20:54

      Po plakes tate ca kena dhon ne tironcat?? Car ne cdo vakt?

  • AltinTop: 11/10/2020 18:59

    PD do me e mbush parlamentin sic ka qef Rama...ta gezoje PS mandatin e 3-te.

    Përgjigju
  • Tropojani: 11/10/2020 18:32

    Ne tropoj nuk i don njeri se i njofin mir ndaj kan shpresa me mar noi vot ne tirane ku smeret besh

    Përgjigju
  • Bledi: 11/10/2020 17:22

    Po pse nuk kandidon ne Tropoje, ky por kandidon ne Tirane, asgje personale si shef policie dhe si drejtues I repartit Renea merr noten 10, por me duket absurde qe edhe Flamur Noka kandidon ne Tirane, e shume te tjere si te PS dhe LSI, çdo njeri duhet te kandidoj ne qytetin e vet jo ne rrethe tjera.

    Përgjigju
    • Nolja: 11/10/2020 18:16

      Dhe ky dhe Noku nje mendje kan. Ja ke gjet fiks daku ti cojne ne Tropoj se sjane per tirane keta

  • Ela: 11/10/2020 17:18

    Thjesht duhet te plotesohet patjeter nr i tropojaneve ne parlament per te mbrojt baben e tyre, pasi duhet me rujt leket se ndryshe kena me vdek

    Përgjigju
  • Rrota: 11/10/2020 16:50

    Cojeni ne mal se atje e ka qefin ky

    Përgjigju
  • PDisti i thekur: 11/10/2020 16:23

    Po ky per cfare u duhej futur ne parlament apo qe te shikoni skena boksi dhe aty,me liste vari k se po nxjer pd nuk ka ku te shkoj,ta gezoni se me keto figura skeni per te par pushtet

    Përgjigju
    • medet lista: 11/10/2020 18:59

      po pas futbollit dhe humorit duhet dhe boksi. Lista e ndritur e PD i ka te gjitha qe te garantoje ramen ne pushtet deti sa te lodhet vete

  • Beni: 11/10/2020 16:07

    Ky eshte budalla komplet,rob i eger,injorant funksional.Si mund te behet ky deputet?E çuditshme zgjedhja e tipave si ky per deputet,injoranca ne piedestal.

    Përgjigju
  • Iso: 11/10/2020 15:49

    Nuk e ka dekonspirue me qellim por nga qe eshte karabush!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?