Miku i fëmijërisë së Aleksandër Sadikajt ka deklaruar para hetuesve se nuk kishte dijeni në lidhje me ndonjë konflikt që Sadikaj mund të kishte me ndonjë person. Ai ka pohuar se Aleksandri mbante 2 apo 3 aparate celular, ndërsa sipas tij nuk kuptonte arsyen, me argumentin se ai nuk fliste me ndonjë person në sy të tij.
Po ashtu ai ka pohuar se Aleksandri nuk i kishte borxh ndonjë personi, por një shoku i tij nga Kuçova i kishte borxh atij rreth 2 milionë lekë të reja. 27-vjeçari i kishte dhënë atij një makinë dhe 5 mijë euro dhe personi nga Kuçova do ia kthente me përqindje kur të mblidhte lekët. Pak kohë më parë, Aleksandër Sadikaj i kishte futur ndërmjetës për të marë lekët një tjetër person po nga Kuçova. Shuma prej 15 mije e 500 euro Aleksandrit i është dhënë disa ditë para se të ndodhte ngjarja. Shoku i tij nga Kuçova njihej me pseudonimin Peqja, ndërsa kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin për shkak të vonesës së lekëve.
Lajmi kryesor:
Frika nga një atentat, Aleksandër Sadikajt iu gjet në shtëpi jelek anti-plumb dhe fishekë! Dëshmia e shokut të 27-vjeçarit: I kishte dhënë para me fajde 'Peqes' nga Kuçova
//ReportTv.al