Dëshmia e Princ Lekës: Elia Zaharia më sulmoi fizikisht, më ndoqi deri në Bulevard

6 Mars, 16:37
  • Share

1709733919_princleka.jpg

Report Tv sjell edhe një tjetër pjesë të dëshmisë së Princ Lekës në dëshmi, pasi u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj.

Princ Leka thotë se pasi është sulmuar me një statujë druri, nga babai i Elia Zaharisë, më pas është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja.

Në dëshminë e tij, Princ Leka thotë se Elia Zaharia ka vazhduar sulmin ndërsa ai ka qenë duke u larguar, madje e ka ndjekur deri në Bulevard.

“Më pas ka ardhur dhe bashkëshortja Elia Zogu, e cila edhe ajo ka filluar të më sulmojë fizikisht edhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo. Unë kam tentuar që t’i largohem kësaj situate, por gjatë largimit ish-bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke me kërcënuar. Me pas kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar, i ndjekur nga ish bashkëshortja ime e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke me ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë Komisariatit Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi”, ka dëshmuar Princ Leka.


Lajmi kryesor:

Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia në pallat Mbretëror! Merr urdhër mbrojtje (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?