Dëshmia e rrallë në 'Dosja K' e operatorit që filmoi momentin historik: Ramiz Alia, plan për të rivendosur statujën e Enver Hoxhës (VIDEO)

20 Shkurt 2020, 20:14| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 22:41

  • Share

TIRANË- Në një rrëfim për Report TV, Fatmir Çepani, operatori i RTSH që filmoi rënien e statujës së Enverit më 20 shkurt, tregon se Ramiz Alia donte ta ringrinte statujën

Një xhirim i rrallë me vlera të padiskutueshme historike, është ai ku u fiksua momenti i rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha  mesditën e 20 shkurtit 1991.  Autori i këtij filmimi të rrallë është operatori i mirënjohur i televizionit shqiptar Fatmir Çepani, i cili atë ditë ishte pozicionuar me kamerën e tij në katin e dytë të pallatit të kulturës, me ndjesinë se diçka e madhe do të ndodhte atë ditë.

Çepani rrëfen edhe një detaj të pazbuluar deri më tani për një urdhër nga Ramiz Alia për të mos e transmetuar xhirimin, pasi ishte menduar që shtatorja e Enver Hoxhës të rikthehej sërish në shesh.

Për të ishte një ditë rutinë punë, do të realizonte një kornikë për krijimin e  Komitetit Musliman Shqiptar, një ceremoni ku do të merrte pjesë edhe kryetari i opozitës  së porsa krijuar, Sali Berisha.

"Krijohej Komitet i parë shqiptar Mysliman. Vajtëm, aktiviteti ka qenë në orën 09:00, mirëpo që ishte problemi që ne shoqëronim kryetarin e opozitës së asaj kohe që ka qenë Sali Berisha", tha ai në një intervistë për Report Tv.

Operatori Fatmir Çepani ka dhënë një dëshmi të detajuar mbi këtë moment historik në emisionin" Dosja K", të gazetares Admirina Peçi, që u transmetua sonte në ora 20:30 në Report Tv.  Ai dëshmon shumë prapaskena si gjatë xhirimeve aty në Pallatin e  Kulturës dhe deri tek dilemat nëse do të transmetohej apo jo në TVSH, pas marrjes së një urdhri nga Ramiz Alia për të mos e transmetuar, pasi ishte menduar që shtatorja të rikthehej sërish në shesh.

"Kërcënimet kanë qenë në forma të tilla "InshAllah e jepni, guxoni dhe e jepni" dhe unë e besoj që mund të ndodhte ajo që askush nuk e besonte, se gjithçka ishte jashtë kontrollit. Diskutime ka pasur deri në transmetimet e 6 pa 5 dhe ka pasur presione që të mos transmetoheshin", tha Çepani..

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?