Arrestimi i Matteo Messina Denaro

Dëshmitarët që takuan bosin e mafies siçiliane: Nuk e dinim që ishte ai! Rrëfimi i një gruaje: Ishim në lidhje për disa muaj

29 Janar 2023, 19:05| Përditesimi: 29 Janar 2023, 19:33

  • Share

Shitës dyqanesh, kamarierë, pronarë restorantesh e pacientë klinikash po merren në pyetje nga hetuesit për të dhënë detaje rreth bosit të mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro. Mes personave të marrë në pyetje është një grua që pretendon se kishte lidhje dashurie me kumbarin por nuk e kuptoi në asnjë moment që është personi më i kërkuar në Itali.

Ajo tregoi se qëndroi për disa muaj në lidhje me të por nuk e dinte se kush ishte në të vërtetë duke qenë se i arratisuri përdorte identitete të ndryshme. Edhe persona të tjerë në Palermo, Campobello, Trapani që kanë qëndruar për 30 vite në heshtje janë paraqitur para hetuesve për të treguar marrëdhëniet, njohjet dhe takimet me bosin e mafies.

Në celularët e bosit të mafies u gjetën shumë numra telefoni dhe mesazhe, me kontaktet e të cilëve po komunikojnë hetuesit për të zbuluar më shumë rreth jetës së tij në arrati. Shumë prej tyre kanë vendosur që të ‘hapin gojën’ dhe të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Për më tepër, siç u përmend edhe ditët e fundit, në vendet ku qëndronte i fshehur u gjetën edhe karta të tjera identiteti, të cilat bosi i mafies i përdorte për të mos treguar emrin e tij të vërtetë. Po ashtu, pacientë që Messina Denaro takoi në klinikën Maddalena ku u arrestua më 16 janar dhe me të cilët iu nënshtrua kimioterapisë, qytetarë që e kishin takuar në një dyqan, restorante, tregtari që i shiti makinën ishin mes personave që u morën në pyetje.

Të gjithë dëshmitë kanë një të përbashkët, askush nuk do e dinte identitetin e vërtetë të Messina Denaro, duke qenë se shefi përdorte identitete të rreme ndërsa ishte në arrati. Tani i takon hetuesve të konstatojnë nëse thonë të vërtetën.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?