Kronikë

'Dëshmitari X', 5 orë në Prokurori, ekspertët i regjistrojnë zërin si provë për audiopërgjimin

18 Maj 2018, 16:01| Përditesimi: 18 Maj 2018, 17:58

  • Share

Pas dëshmisë së dhënë një ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës "dëshmitari X" i Partisë Demokratike, i njohur si Albert Veliu, ka qëndruar për afro 5 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda këtë të premte.

Edhe përballë prokurorit Përparim Kulluri ai ka konfirmuar versionin e tij dhënë në Prokurorinë e Tiranës se zëri në përgjim është i tij dhe ai ka telefonuar shtetasin Agron Xhafaj. Edhe nga Krimet e Rënda, Veliu është marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesit ndërsa avokati i tij, Artan Murrizi, e priste në ambientet e hollit të prokurorisë.

Pas përfundimit të seancës së pyetjeve pranë Krimeve të Rënda, Murrizi i njohur si avokat pranë selisë blu ka marrë me automjetin e tij Veliun dhe janë larguar nga prokuroria. Ndërkohë, Report Tv ka mësuar se si Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda kanë kërkuar ekspertimin e përgjimit për të konfirmuar nëse zëri i Albert Veliut është apo jo autentik.

51-vjeçari Albert Veliu një ditë më parë u shfaq publikisht në dëshminë e tij nga selia blu me një regjistrim audio-video duke deklaruar se ai komunikoi me Agron Xhafajn për ta vënë në provë nëse do e ndihmonte për të trafikuar apo jo drogë drejt Italisë.

Pyetjes së hetuesve se kush e realizoi përgjimin Albert Veliu nuk i ka dhënë një përgjigje duke deklaruar se e vetmja gjë që ai di është se ka qenë ai që ka telefonuar Agron Xhafën.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhipe: 18/05/2018 18:17

    Familja Xhafa eshte nje familje fisnike ne Vlore dhe nuk e perbalt dot nje plehre

    Përgjigju
  • Marji pd: 18/05/2018 17:20

    Çfar tragjedie për kombin budalla Shqiptar që se zhdukin partin kriminele të kryekriminelit salhe ram injorant berishës. Kjo është e pa besushme çfar duhet tjetër të bëj partia kriminele ? Bëri 97 21 janarin e sa djem nënash kan vdekur nga dora e kryekriminelit salhe . Po çfar populli qënkem ne që vazhdojm e i durojm këtë çiban të zi . ZOTI I KTHJELLOFT SHQIPTARËT

    Përgjigju
  • Marji pd: 18/05/2018 17:20

    Çfar tragjedie për kombin budalla Shqiptar që se zhdukin partin kriminele të kryekriminelit salhe ram injorant berishës. Kjo është e pa besushme çfar duhet tjetër të bëj partia kriminele ? Bëri 97 21 janarin e sa djem nënash kan vdekur nga dora e kryekriminelit salhe . Po çfar populli qënkem ne që vazhdojm e i durojm këtë çiban të zi . ZOTI I KTHJELLOFT SHQIPTARËT

    Përgjigju
  • pa dieni: 18/05/2018 16:41

    Zeri i ”Agron Xhafajt” është zëri Ervin Salanjit...!!! KRIMINELI i PD-s

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?