Deputeti Pjerin Ndreu

Dëshmitari 'X', vjen reagimi i parë nga PS, Ndreu: Ky tipi u keqpërdor, opozita bëri autogol

17 Maj 2018, 16:06| Përditesimi: 17 Maj 2018, 16:29

  • Share

Pas intervistës së Albert Veliut, i cili pretendohet nga PD se është dëshmitari ‘X’ në audio përgjimin e publikuar pak ditë më parë nga demokratët, ku thuhej se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj është përfshirë në trafik droge, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, shkruan në ‘Facebook’ se ky tipi që u dekonspirua dhe u keqpërdor në mënyrë vulgare nuk tha asgjë të re nga ato që ka thënë opozita këto ditë. Ligjvënësi i majtë i bën thirrje drejtësisë të vërë gjërat në vendin e vet dhe të zbardhë situatën.

Sipas tij, pa dashur opozita bëri autogol, duke treguar partnerët e vet në luftë për pushtet.

Ky tipi qe u dekonspirua dhe u keqperdor ne menyre vulgare nuk tha asgje te re nga ata qe opozita ka thene e sterthene gjithe keto dite ! Por ajo qe me ben pershtypje eshte qe si mundet te jete kaq qesharak profili i viagruar i Lul Bashes me nje njeri me personalitet te dyshimte, i denuar per droge dhe mashtrim, me gjendje te mjeruar ekonomike, dhe qe na paska provoku se nuk kishte qellim te conte hashash ! Drejtesia duhet te veje gjerat ne vendin e vet dhe te zbardhe situaten qe me vidion e sotme me ngjan me shume me estraden e ushtrit dikur e nje kohe ! Padashur sot opozita beri outogol duke tregu partneret e vete ne lufte per pushtet !

Pjerin Ndreu, deputet i PS


(Postimi i deputetit Pjerin Ndreu)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?