Emri i tij është përmendur gjatë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në deklaratën e dhënë nga nëna e Nertila Osmanit janarin e vitit 2019. Arbeni ka qenë bashkëjetuesi i të bijës, me të cilën ka edhe një vajzë. Arben Hoxha ishte kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjës, prej vitesh ishte i divorcuar.
Ai ishte një person me precedent penal, ndërsa pas viteve 90 nis aktivitetin e tij kriminal kryesisht me gjobvënie. Mbante nofkën ’Ben Komisari’, pasi ishte djali i ish-shefit të Degës së Punëve të Brendshme në Lushnjë. Ben Hoxhës ka pasur një jetë mes Lushnjes, Tiranës e Milanos.
Në Itali vijoi aktivitetin kriminal, ndërsa emri i tij ka qenë i skeduar nga autoritetet vendase dhe ato italiane si i dyshuar për vrasje, trafik të lëndëve narkotike dhe prostitucion. Aktivitet, i cili zgjati deri në vitin 2005. 18 majin e këtij viti ekzekutohet në lokalin e lojërave të fatit pas një konflikti për mospagimin e parave, duke kërcënuar personelin. Në sherr e sipër pronari i lokalit Arben Laze në bashkëpunim me administratorin Dritan Bilbili e qëlluan me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Zhdukja e Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut 19 vite më parë, dëshmitarja në 'Pa Gjurmë': U vranë nga kreu i Bandës së Lushnjës, i groposi në dunat e Divjakës
K.T./ReportTv.al