Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj

Dëshmitë e protagonistëve, në federatë vijon mbledhja për ndeshjen e dyshuar si të trukuar

9 Korrik 2020, 15:13| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 15:28

  • Share

Vijon në ambientet e federatës mbledhja e Komisionit të Etikes për ndeshjen e dyshuar të manipuluar Bylis-Tirana e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Më herët kanë mbërritur për tu pyetur arbitri i ndeshjes Juxhin Xhaja dhe pjesetarë të ekipit të Bylisit, presidenti Besnik Kapllanaj, trajneri Dovedan dhe futbollisti Goxhaj që humbi një penallti në ndeshje. Komisioni Etikes ka marrë në shqyrtim dosjen dhe po pyet protagonistët.

Kjo pritet të jetë vetëm mbledhja e parë pasi deri në një vendim final do të duhet kohë. Bylisi e fitoi ndeshjen me përmbysje 2 me 1, por dyshimet janë të medha se ajo ndeshje është e fiksuar me qëllim për të përfituar nga bastet sportive.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?