Komisioni hetimor ‘TIMS’! Balla dhe Muça dëshmojnë me dyer të mbyllura! Rrumbullaku: Pati ndërhyrje të paautorizuar në sistemi

15 Maj, 17:06| Përditesimi: 17 Maj, 11:56

  • Share

TIRANE- Ka zgjatur deri në mesnatën e 15 majit mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ku ishin thirrur për të dëshmuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish drejtori i Tekonologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Ky i fundit i shoqëruar nga policia la banesën ku prej 10 prillit ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe mbërriti në kryesi rreth orës 23:30.

Balla dhe Muça dhanë dëshmi me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar që ata kishin ndërkohë drejtori i policisë dha një pjesë të dëshmisë me dyer të hapura ndërsa për të dhëna që konsideroheshin si informacion sekret rezervoi të mos fliste. 

Për shkak të informacioneve të konsideruara si sekret hetimor u dakordësua që të tre të thirreshin edhe një herë më 28 maj pasi të jenë pajisur me çertifikatë sigurie edhe ata anëtarë të komisionit që nuk e dispononin. 

Dëshmia e Ballës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili mbërriti në kryesi në orën 17:00 dëshmoi për rreth dy orë në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS” me dyer të mbyllura, por për shkak të informacioneve të konsideruara si sekret hetimor dëshmia e tij është spostuar për një ditë tjetër, kur të gjithë anëtarët e komisionit të pajisen me certifikatë sigurie.

Me ikjen e Ballës, salla u boshatis edhe nga anëtarët socialistë të komisionit duke lënë vetëm ligjvënësit demokratë, për të cilët kreu i komisionit Ervin Salianji tha se do të vijojnë punën. Në deklaratën për mediet Salianji tha se mbledhja është çelur me kuorum të plotë, pasi deputetët socialistë votuan pro kërkesës së Nasip Naços që ministri Balla të pyetej me dyer të mbyllura për shkak se ka informacion të klasifikuar.

“Ishit që të gjithë me mediat e hapura, sesi PS kërkoi që mbledhja të zhvillohet me deputetë që nuk janë të pajisur me certifikatë sigurie, por mbledhja të jetë ë mbyllur për shkak se ka informacion të klasifikuar. Po deputetë që votuan këtë kërkesë, thonë tani që ta shtyjmë mbledhjen sepse nuk kemi certifikatë sigurie.”

"Meqenëse ministri i Brendshëm ka kërkesë të caktuar dhe thotë që kamë informacione të klasifikuara dhe në disa prej pyetjeve thotë, kemi propozuar ta shtyjmë mbledhjen me ministrin deri në një moment tjetër. Ta pajisen me certifikatë sigurie deputetë e PS, që janë 5 që nuk e kanë marrë, dhe disa kolegë tanët, dhe ta zhvillojmë mbledhjen me dëshmitarët e tjerë. PS s’e pranon as këtë se kanë frikë se ka ardhur Muça aty poshtë. Duke qenë se e dinë se ça kanë bërë, kanë frikë të përballen. Kjo është pse e duan në errësirë, me drita fikur, mbledhjen me dyer të mbyllura. Ministri le të vijë një ditë tjetër. Kjo mbledhje të zhvillohet në datën 28", shtoi ai.

Sipas Salianjit PS po tërhiqet duke bojkotuar punën e komisionit për shkak të frikës nga përballja me ish-shefin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për të cilin prokuroria ka pranuar kërkesën e komisionit hetimor për të dëshmuar edhe pse ndaj tij rëndon masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

“Tani u bojkotua për momentin nga PS po nga frika e përballjes. Jeni dëshmitarë si media që dëshmitarë të tjerë janë duke pritur në radhë për të ardhur për të dëshmuar. Ka një vendim të prokurorisë, e cila ka sjellë sipas ligjit, një prej dëshmitarëve të kërkuar nga ne, Ervin Muça, i cili po pret në kat të parë. Sapo e morën vesh kërcyen nga belaja dhe nuk vijnë sepse e dinë që ka një vendim të prokurorisë që përcakton qartë konturet ligjore të kësaj çështje dhe duan ta fusin në kalenda për të kos u përgjigjur. Ne do të jemi këtu. Mbledhja është e hapur sepse e përcakton rregullorja dhe ligji që çelja bëhet me kuorum dhe vazhdimi i mbledhjes bëhet sipas ligjit.”

Për Salianjin dëshmia e Ballës ende nuk ka nisur, ndërsa drejtuar anëtarëve të PS në komision tha se se do t’i kallëzojë nga mbrëmja e sotme në SPAK, në rast se braktisin mbledhjen dhe dëshmitarët.

“Kush nuk e respekton ne do të vazhdojmë me depozitimin në SPAK që sot në mesnatë për cilindo dëshmitarë apo persona që braktisin detyrën. Nëse e shpërdorojnë detyrën që e lejnë rrugëve dhe dëshmitarin që e kanë nxjerrë nga shtëpia, është në të drejtën e tyre t’i thonë burgut hapu. Ndodhi për koincidencë apo fat të tyre që siç kanë ndërhyrë në datë dy i 8 nga ora 11:00 deri në orën 5 të orës tjetër në sistemin TIMS, ti rastisë prapë në të njëjtin orar."

Sakaq, nënkryetari socialist i komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Toni Gogu tha se dëshmia e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në komision nuk mund të vazhdonte pasi jo të gjithë deputetët kishin certifikatë sigurie. Maskaradë e quajti të gjithë këmbënguljen e anëtarëve të opozitës për tëvijuar mbledhjes edhe përse kishin të bënin sipas tij me shkelje të ligjit oër sekretin hetimor.

“Më vjen keq sepse sapo dëgjova një maskaradë paligjshmërie. E quaj maskaradë sepse vishet maska e paligjshmërisë dhe shoët, pra lozet me këto të dyja. Parlamenti po heton një nga çështjet e sigurisë kombëtare.  Një grup deputetësh duan të hetojnë por nuk janë pajisur me certifikatë. Sot votuam hetimin me dyer të mbyllura.  Ju e dini se kur kërkesat hidhen për votim janë proceduriale të thjeshta. Megjithatë ministri filloi dhe dëshmoi. Dëshmoi një pjesë të informacionit që nuk ishte sekret, kur e pyetën ministri tha se kam informacion për këtë por është sekret shtetëror dhe nuk mund të shkel ligjin. Pati deputetë nga radhët tona i cili tha kjo është përgjegjësi personale dhe nuk mund të shkelim ligjin. Ajo që duhet të kuptoni është se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë punën e komisionit për të hetuar, kur ligji për sekretin hetimor na kërkon ne duhet të pajisemi me certifikatën e sigurisë. Kjo është shfaqje. Në shfaqje flitet. Është shfaqje popullore dhe argëtuese, big brother, aty flitet, në parlamentin e Shqipërisë është vend pune. Dëgjohen dëshmitarë në zbatim të ligjit”, tha ai.

Pak minuta para nisjes së mbledhjes ishte Ministri i Brendshëm ai që iu drejtua me një shkresë këtij komisioni, ku argumenton se informacionet që ai disponon për këtë çështje bazohen në dokumentacion dhe të dhëna të klasifikuara si “sekret shtetëror” dhe se anëtarët e komisionit duhet të jenë të pajisur me Certifikatë Sigurie Personeli (CSP). Balla vlerësoi gjithashtu që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura në përputhje me detyrimet ligjore për mbrojtjen e këtij informacioni. Në kërkesën e tij ai sjell në vëmendje gjithashtu, se çështja “TIMS” është objekt hetimi penal e për pasojë të dhënat nuk mund të bëhen publike për shkak të nevojave hetimore që lidhen me këtë procedim penal në proces e sipër.

Ora 23:40
Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça! Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi

Ish drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS, po dëshmon në komisionin hetimor ‘TIMS’.

Ish-drejtori i IT-së është futur i shoqëruar nga policia e Shtetit, ndërsa mbledhja po mbahej me dyer të mbyllura.

Dëshmia e tij zgjati 30 minuta dhe kur doli u pyet nga gazetarët se kush e detyroi të merrte të dhënat e TIMS

"E kam dhënë këtë përgjigje' tha Muça.

Ora 23:31
Komisioni Hetimor për TIMS, dëshmon drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku: Pati ndërhyrje të paautorizuar

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku përfunduar dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për TIMS.

Rrumbullaku kërkoi që dëshmia e tij të bëhej me dyer të mbylluar pasi tha se përmban të dhëna sensitive. Salianji ka hedhur për votim kërkesën e kreut të Policisë së Shtetit, kërkesë e cila është miratuar vetëm me votat dhe opozitës. 

Rrumbullaku: Kërkesa ime të hidhet në votim, unë jam gati të përgjigjem për të gjitha. Në sistemin TIMS, kemi të bëjmë me ndërhyrje të paautorizuara dhe mos respektim të procedurave. Në këtë aspekt kam kryer të gjitha kompentencat e mia ligjore.

Salianji: Për këtë kërkesë duhet votim i ndërmjetëm dhe nuk mundemi. Por propozoj të vazhdojmë vetem me pyetjet që nuk kanë lidhje me informacionet e klasifikuara. 

Ora 22:28
‘Ky gënjen në publik, për çfarë e pyesni?’, Salianji përplaset me Gogun para gazetarëve

 

Përplasjet mes kryetarit të komisionit për TIMS Ervin Salianji dhe nënkryetarit Toni Gogu kanë vijuar edhe jashtë ambienteve të parlamentit, madje përpara gazetarëve.

Debatet para mediave: 

Salianji: Hajdeni aty se kemi mbledhje, për 5 minuta fillojmë

Gogu: Ky zotëria që vjen këtu me këtë sjellje, këtë qasje. Kjo është qasja

Salianji: O zotëri për çfarë e pyesni kot, ky gënjen në publik. Apo e shikoni kështu me kravatë dhe…

Gogu: Të lutem respekto qytetarët shqiptarë që na ndjekin

Salianji: Hajde...

Gogu: E dinë shqiptarët kush mashtron

Salianji: Mashtrues me dokumente

Gogu: E dimë kush jep llogari para gjykatës për mashtrim

Ora 22:10
‘Maskaradë paligjshmërie’, Gogu: Dëshmia e Ballës për TIMS s’mund të vazhdonte, të gatshëm të vijojmë punën, por me certifikatë sigurie

 

Nënkryetari socialist i komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Toni Gogu tha se dëshmia e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në komision nuk mund të vazhdonte pasi jo të gjithë deputetët kishin certifikatë sigurie. Ai e quajti një maskaradë palogjshmërie deklaratën dhe sjelljen e kryetarit të komisionit Ervin Salianji në komision.

"Më vjen keq sepse sapo dëgjova një maskaradë paligjshmërie. E quaj maskaradë sepse vishet maska e paligjshmërisë dhe shoët, pra lozet me këto të dyja. Parlamenti po heton një nga çështjet e sigurisë kombëtare.  Një grup deputetësh duan të hetojnë por nuk janë pajisur me certifikatë. Sot votuam hetimin me dyer të mbyllura.  Ju e dini se kur kërkesat hidhen për votim janë proceduriale të thjeshta. Megjithatë ministri filloi dhe dëshmoi. Dëshmoi një pjesë të informacionit që nuk ishte sekret, kur e pyetën ministri tha se kam informacion për këtë por është sekret shtetëror dhe nuk mund të shkel ligjin. Pati deputetë nga radhët tona i cili tha kjo është përgjegjësi personale dhe nuk mund të shkelim ligjin. Ajo që duhet të kuptoni është se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë punën e komisionit për të hetuar, kur ligji për sekretin hetimor na kërkon ne duhet të pajisemi me certifikatën e sigurisë. Kjo është shfaqje. Në shfaqje flitet. Është shfaqje popullore dhe argëtuese, big brother, aty flitet, në parlamentin e Shqipërisë është vend pune. Dëgjohen dëshmitarë në zbatim të ligjit", tha ai.

Ora 22:05
Salianji: Seancën me ministrin Balla e shtymë për një ditë tjetër! Deputetët e PS s’pranojnë të vazhdojmë me dëshmitarët sepse kanë frikë të përballen

 

Kryetari i Komisionit Hetimor për Sistemin TIMS, Ervin Salianji ka njoftuar se seanca dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla shtyhet për një ditë tjetër. Komisioni do të vijojë me dëshmitarët e tjerë. Në një prononcim për mediat Salianji tha se socialistët nuk pranuan që të vijonte mbledhja pasi sipas tij tha ai kanë frikë të përballen me të vërtetën.

"Duhet të vini të paraqiteni aty, ndryshe do shkosh për ndjekje penale. Ishit që të gjithë me media të hapur sesi PS kërkoi që mbledhja të zhvillohej me deputetë që nuk kanë certifikatë sigurie, por mbledhja të jetë e mbyllur. Po këta deputetë thonë që ta shtyjmë mbledhjen se nuk kemi certifikatë sigurie. Ne kemi vendim të ndërmjetëm. Unë nuk e shkel ligjin që PS të mbulojë ndonjë gjë që ka për të mbuluar. Është vendimmarrje e PS, tani u bojkotua nga PS nga frika e përballjes. Dëshmitarët e tjerë po presin në radhë. Ka një vendim të prokurorisë që ka sjellë Ervin Mucën. Duan ta fusin në kalendar për të mos u përgjigjur. Mbledhja është e hapur dhe vazhdimi i mbledhjes bëhet sipas ligjit. Kush nuk e respekton në do depozitojmë në SPAK për personat që braktisin detyrën. Meqe ministri i Brendshëm ka kërkesë të caktuar dhe thotë që ka informacion të klasifikuar kemi propozuar që ta shtyjmë mbledhjen me ministrin derisa të pajisjen me certifikatë sigurie dhe ta zhvillojmë mbledhjen me dëshmitarët e tjerë. Ata nuk pranojnë, sepse i ka ardhur Muço aty dhe kanë frikë të përballen."

Ora 19:30
Pas tre orësh debate, komisioni i TIMS miraton kërkesën: Balla do dëshmojë me dyer të mbyllura

1715794362_gogu.JPG

Pas tre orësh debate komisioni hetimor për të dhënat e TIMS ka miratuar kërkesën që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura gjatë dëshmisë së ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

“Po hedh për votim kërkesën e Naços që mbledhja e komisionit të bëhet me dyer të mbyllura. Mos i fusni duart kështu pa ua dhënë fjalën. Mbledhja me dëshmitarin të bëhet e mbyllur. Anëtarët e pa pajisur me certifikatë sigurie të marrin pjesë në mbledhje dhe mbledhja të zhvillohet. Më vjen mirë që sa herë ju flas unë ju kërceni përpjetë”, tha kryetari i komisionit Ervin Salianji, ndërsau votua pro kërkesës mes tensionesh.

Ora 18:52
Debatet për dëshminë e Ballës te TIMS-i, Gogu: Po shkel ligjin, ke bërë cirk dhe akrobacira! Salianji: Doni të mbuloni paligjshmëritë

 

Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS Ervin Salianji insiston që ministri i Brendshëm Taulant Balla të paraqitet në komision dhe më pas të vendoset për kërkesën e tij për mbledhje me dyer të mbyllura. Por anëtarët e mazhorancës akuzojnë Salianjin se po shkel ligjin duke mos e hedhur në votim kërkesën e Ballës.

Salianji: I bëj thirrje sekretarisë që të njoftojnë Ballën se më thonë që është në ambientet e Kuvendit. Të vijë e të japë sqarime se kjo nuk është serioze.

Toni Gogu: Të shkelësh ligjin me këtë lloj guximi, karshilliku dhe krenarie, ti qofsh. Të fyesh kolegët me këtë lloj guximi, krenarie e karshilliku, ti qofsh. Ke bërë cirk dhe akrobacira siç ke thënë në fillim të komisionit. Kërkesa jonë po rrënjoset në tavolinën tuaj. Të hidhet në votim.

Salianji: Zot na ruaj mendtë. Ka një përpjekje për të mbuluar paligjshmërinë që është deri në fyt.

Ora 18:35
Debate te 'TIMS-i', Gogu: Po bën diversantin! E keni zbythur këtë komision! Salianji: Mos më thuaj ky se të vjen një fjalë e keqe

1715791035_gogu.JPG

Nuk kanë munguar ironitë mes nënkryetarit të komisionit hetimor për TIMS Toni Gogu me kryetarin Ervin Salianji, ndërsa po debatonin për votimin e kërkesës së ministrit të Brendshëm Taulant Balla për mbledhje me dyer të mbyllura.

Debatet:

Gogu: Zoti kryetar, keni nevojë për këshillim juridik në rolin e kryetarit të këtij komisioni sepse e keni zbythur këtë komision që në fillim. E premtuat në fillim spektaklin

Salianji: Do ta shihni, unë i mbaj premtimet.

Gogu: Po bën sjelljen e diversantit, po gënjen kur thua që PS ka njoftuar që nuk do zhvillohet mbledhja, ndërkohë që duhet të lexosh kërkesën e ministrit të Brendshëm. Urgjentisht hidh në votim kërkesën e institucioneve shtetërore. Thërriti ministrin, sepse e kujton këtë komision që është ky.

Salianji: Mos thuaj ky, se të vjen një fjalë e keqe. Mos e përdor sikur je në rrugë, por thuaj zoti kryetar, ose zoti Salianji.

Gogu: Ato fjalë i përkasin kulturës tuaj! Është në nder të këtij komisioni që kërkesat e autoriteteve shtetërore kërkojnë hetim me dyer të mbyllura, të mbyllë gojën dhe të hapë veshët që të mund të flasë me vendim përfundimtar. Jam i indinjuar që po shkelet ligji. Këtu i bëtë kërkesat e paligjshme, si do lexojë serverin ky, kur nuk lexon ligjin ky. Do bëhet oficer i policisë gjyqësore ky. Të mbyllë urgjentisht dyert dhe të fillojë nga hetimi. Cdo sekondë që kalon tregon se ky nuk do hetim.

Salianji: Nuk emocionohet nga këto që thua ti.

Ora 17:47
Balla kërkoi mbledhje me dyer të mbyllura, Salianji: E shpallim në kërkim, punonjësit e gardës ta gjejnë

 

Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS Ervin Salianji i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të paraqitet përpara komisionit për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tij që dëshmia  e tij të merret me dyer të mbyllura.

“Shpallim në kërkim Ballën, punonjësit e gardës ta gjejnë se ku është fshehur. Duhet të vijë. Pasi të vijë Balla dhe të marrë fjalën atëherë do flasim. Ejani këtu dhe të flasim. Nuk bëhet kjo me sufler dhe me njerëz që bëjnë si të shqetësuar. Kur të vijë ministri dhe ta parashtrojë kërkesën atëherë e vendosim”.

Ora 17:36
Dëshmitë për TIMS, Gogu-Salianjit: Komisioni nuk është spektakël, hidh në votim kërkesën e ministrit Balla

Me debate ka nisur komisioni hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”. Shkak është bërë refuzimi nga ana e kryetarit të komisionit Ervin Salianji për të hedhur në votim kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla për të zhvilluar mbledhje me dyer të mbyllura.

“Ky komision është vend punë e jo spektakli. Spektakli i këtij komisioni janë vendimet e komisionit jo sa herë del ti në televizor. Hidh në votim kërkesën siç të detyron ligji sepse nuk e mbar ti pushtetin e komisionit. Te je një i parë në mes të barabartëve, drejton mbledhjet e këtij komisioni e thërret mbledhjen e këtij komisioni. Për kërkesën e Ballës duhet të informosh komisionin. Jam i indinjuar që po shkelet ligji në sytë tanë. I bëtë kërkesat e paligjshme që herën e kaluar. Si do lexoni serverin kur nuk lexoni ligjin. Urgjentisht të mbyllen dyert dhe të fitojë hetimi. Dëshmohet qartë që ky zotëria nuk do hetim. Shkelet ligji me të dyja këmbët para shqiptarëve”, tha ai.

"Përpjetë hidhuni, këtu ku jeni zhytur. Unë jam dorëheqjen nëse kam gënjyer. Anëtarët e mazhorancës do të kërkojnë me dyer të mbyllura. Sa më shumë të flisni me ton dhe të papërshtatshëm, aq të mëdha i keni hallet. PS ja ku e keni, e ka shpërndarë njoftimin për shtyp 15 min përpara sesa kjo mbledhje të ndodhte. I nderuar, gjatë gjithë fjalës sime bëra leximin e ligjit dhe asnjë interpretim. Rendi i ditës ka thërritur si dëshmitar ministrin e Brendshëm Balla. Të vijë ta diskutojmë siç e thatë dhe ju më përfaqësuesin tuaj të pyesim ekspertët. Gjeneral aman mos fol se trembemi nga taktikat luftarake, njëri me armë tjetri me citate është pak e vështirë. Ju lutem sipas rendit të ditës të këtij komisioni hetimor, ju lutem njoftoni dëshmitarin e parë këtij komisioni. Këtë mbledhje nuk e merrni dot peng., u përgjigj Salianji.

Ora 17:28
‘TIMS’/ Balla kërkoi të dëshmojë me dyer të mbyllura, Salianji: Nuk ka sekret, dokumentet janë administruar

1715786926_salianjii.JPG

Kreu i Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, Ervin Salianji ka refuzuar kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që mbledhja gjatë dëshmisë së tij të zhvillohet me dyer të mbyllura.

“Nuk jemi në kushtet kur komisioni do shqyrtojë ndonjë dokument shtetëror. Dokumentat jane administruar dhe nuk ka sekret”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liza: 15/05/2024 23:57

    Sa qesharake minister. Dhe sa injorante anetaret e komisionit nga opozita. Nese deshmia permbante te dhena te klasifikuara (kupto "sekret shteteror") subjekti i thirrur duhet te lajmeronte komisionin me heret. Injoranca mbi ligjin dhe keqperdorimi nga te dy palet jane uleritese. Te thuash sekret hetimor, do te thote qe materialet burojne nga organi i akuzes, prokuroria. Ajo perpunon dokumente nen sekret hetimor. Dhe qe ska asnje lidhje me ate shteteror qw ka regjim tjeter juridik. Per rrjedhoje, hetimori nuk kerkon certifikate sigurie, shteterori e ka detyrim. Dhe nese eshte shteteror, atehere i bie qw ministri ose dallkauku i policise paskerkan materiale qe i perkasin te themi SHISH ose AISM, ose te dhena nga pergjime te kominikimeve elektronike. Qe jane pa vlere per komisionin. Nejse, utopia juridike nen kete qeverisje te shashtis nga idiotesia dbe injoranca se bashku. Dhe me keq kur komisioni ka anetare njesoi pyka ne diell.

    Përgjigju
  • Populli: 15/05/2024 17:48

    Duan gallate pd...istet e qe....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?