Kronikë
Top 24

Dëshmoi emrat e vrasësve të Indrit Çelajt, gjykata lë në burg Lorenc Veliajn

24 Gusht 2019, 12:18| Përditesimi: 24 Gusht 2019, 15:07

  • Share

TIRANË-27 vjeçari Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autorin e vrasjes së Indrit Çelaj për rrjedhjen e ujit të kondicionerit që po riparonte në vilën e Bujar Kusit, do të qendrojë në qeli për 3 vepra penale që ai kërkohej më herët. Duhet theksuar se Veliaj është lënë në burg, jo po ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, por për tre vepra penale të tjera për një ngjarje të mëhershme. Ai ishte në kërkim nga policia dhe "falë" kësaj ngjarjeje u arrit të vihej në pranga.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Veliajn, i cili akuzohet për kundërshtim të punonjësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit si dhe shkatërrim prone. Lorenc Veliaj u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në rrugën Muhamet Gjollesha në Tiranë, ku u vra me plumb në kokë 26 -vjeçari Indrit Çelaj, por më pas, rezultoi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Fillimisht Veliaj u shoqërua si person i dyshuar për krimin, edhe pse kërkohej nga policia për 3 vepra penale. Dëshmia e Veliajt nxori edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi. Indrit Çelaj, teknik për montimin dhe riparimin e kondicionerëve, humbi jetën pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë nga djemtë e pronarit të ndërtesës ku ai po punonte. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë dhe ndërroi jetë dje në Spitalin e Traumës.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?