Dëshmon dëshmitari i pestë në Hagë kundër Hashim Thaçit

17 Maj 2023, 19:46| Përditesimi: 17 Maj 2023, 22:19

  • Share

Pas përfundimit të seancës së dëshmitarit të katërt në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e dëshmitarit të pestë kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë të mërkurën ka nisur seanca e dëshmitarit të pestë në gjykimin kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila po zhvillohet në një seancë private për mbrojtjen e dëshmitarit.

Më herët të mërkurën, përfundoi dëshminë pranë Gjykatës Speciale edhe dëshmitari i katërt, ku i është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilat po ashtu janë dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Në Aktakuzë pretendohet se ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?