Foto nga Samiti i Skocisë

Bota

Dështim? Samiti për klimën rrezikon të përfundojë pa marrëveshje

12 Nëntor 2021, 17:32| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 17:34

  • Share

Edhe pse situata me ndryshimet klimatike është bërë vërtet shumë serioze liderët botërore nuk gjejnë dot një gjuhë të përbashkët.

Teksa sot në Gllasgou të Skocisë mbahet dita e fundit e konferencës dyjavore për klimën, e njohur si COP26, ende nuk flitet për një marrëveshje.  Synimi për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit nuk ka gjasa të arrihet sipas raportimeve të fundit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se qeveritë vështirë se do të zotohen për të zvogëluar mjaftueshëm emetimet e dyoksidit të karbonit. Presidenti i COP26-ës, Alok Sharma, paralajmëroi se koha për arritjen e një marrëveshjeje përpara përfundimit të samitit, po kalon.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?