Kosova & Rajoni

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, analisti për Report Tv: Opozita ra në grackën e Kurtit për të fituar kohë

16 Prill, 15:02| Përditesimi: 16 Prill, 15:07

  • Share

Seanca e parë e parlamentit të ri në Kosovë dështoi pasi deputetët nuk u betuan dje. Seanca u mbyll që pas dështimit të pikës së parë të rendit të ditës, ku opozita votoi kundër verifikimit të mandateve në raportin e komisionit të përkohshëm.

Në lidhje me këtë ngërç në Kosovë, analisti Valon Arifi tha në 'Sot Live në Shqipëri' se sipas tij opozita ra në grackën e Kurtit.

“Pas ndërprerjes së senacës së djeshme Avni Dehari i është drejtuar Presidencës së Kosovës për të marrë vendimin e tyre, ndonëse nuk ka pse presidenca të përzihet me këtë rast. Dje ka qenë një ngërç. Mendoj se Kurti e ka paramenduar këtë gjë për faktin që edhe dje nuk ishte i sigurt se do ti kishte numrat për qeverisje. Opozita ra në grackën e Kurtit për të fituar kohë. Ose blerja e kohës së Kurtit më këtë akt mbase është edhe antikushtetuese ndaj edhe nuk e pranoi ‘dorëheqjen’ e Kurtit dje”, tha Valon Arifi në ‘Sot Live në Shqipëri’.

Arifi nënvizon gjithashtu se Albin Kurti dhe disa ministra të tjerë në detyrë duhet të kishin dhënë në kohë dorëheqjen nga detyra e tyre pasi fituan mandatet siç kërkon kushtetuta.

Më tej ai thekson se letrën që Kurti e dorëzoi në Kuvend dhe në Komisoinin e Verifikimit të mandateve në media u pa si një letër ku nuk lexohej se jepte dorëheqjen.

Analisti përmendi edhe deklaratën e sotme të Kurtit.

“Sot në orën 10:00 Kurti mblodhi qeverinë dhe tha se do të jemi në detyrë deri në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Nesër maksimumi duhet të rifillojë seanca për konstituimin e Kuvendit, ku ajo siç po duket për kryetarin e kuvendit Limaj janë siguruar 61 vota. Pas konstituimit zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i Kuvendit ndërsa duhet të mbahet edhe një  seancë tjetër për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.  Ajo që po shihet është se Kurti ka probleme sidomos me komunitetet jo serbe”, theksoi  analisti ndërsa përsëriti edhe një herë se seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve nga dje.

Në fund analisti vuri në dukje se Lëvizja Vetëvendosje dikur ishte plotëfuqishme ndërsa tani ka ardhur në ditën ku detyrohen që kryetarin e Kuvendit t’ia dorëzojnë një partie politike me 3 deputetë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?