Kosova & Rajoni

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Kurti: Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës sonë! Situatë e paparë

15 Prill, 13:41| Përditesimi: 15 Prill, 13:47

  • Share

1743503437_albinkurti.jpg

Foto: Albin Kurti

Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të votimit në Kuvend të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti shprehet se ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës.

"Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot", shkroi Kurti në Facebook.


Lajmi kryesor:

Dështon seanca konstituive në Kosovë, nuk betohen deputetët! S’u miratua raporti për verifikimin e mandateve! Kurti: Sulm institucional kundër Republikës


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?