Dështimi i negociatave/ Korreshi: S’është mundësia e fundit! Ata po i shërbejnë Ramës! Ne të shitur? Ku janë lekët, se s’kemi marrë gjë

2 Nëntor 2022, 18:39| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 18:47

  • Share

TIRANË- Ditën e djeshme u konfirmua dështimi i negociatave mes 2 palëve të Partisë Demokratike, mirëpo deputeti Saimir Korreshi nuk i ka humbur shpresat se mund të arrihet në një marrëveshje që të dilet me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 14 majit të 2023. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Korreshi tha se dalja me 2 kandidat do ishte një “vetëvrasje për PD”.

“Ne e kishim lënë që në këto zgjedhje të hynim të gjithë bashkë, nuk mendoj se është mundësia e fundit, deri sa të merren vendimet nga të gjitha palët, mendoj se tonet duhet të ulen, do ishte një vetëvrasje për PD, nëse do dilnim me 2 kandidat, nëse nuk do të lëshosh asgjë nuk ka negociata”, tha Korreshi.

Kritika ka pasur edhe për qëndrimin që Partia Demokratike e Sali Berishës ka mbajtur me aleatët, duke thënë se i kanë shndërruar në një pjesë më të rëndësishme se vetë demokratët.

“Dhe ne mendojmë se ata po i shërbejnë Ramës. Jemi në një parti politike që kemi të shpërndajmë.  Ne më shumë duam aleatët se demokratët, nuk e kuptoj se ç’po ndodh në PD. Po ulen me Ilir Metën, dhe nuk gjejnë kohën për t’u ulur me demokratëve. Si bëhet opozita duke na thënë se “jeni të shitur të Rama”, haje pra në parlament”, shtoi Korreshi.

Ndalur te akuzat se janë të shitur te Rama, deputeti nuk i ka kursyer ironitë.

“Jemi të shitur, sa ka qenë vlera dhe ku janë lekët, që të paktën të marrim lekët. Kurrë nuk do bëj pjesë e një partie tjetër, aq më tepër të shitem, unë jetoj në Lushnjë, nëse na thonë të shitur, të shohin kush ka bërë më shumë marrëveshje me Ramën. Nuk kanë votat, po opingat e Sheros, nuk ka shanse që pjesa tjetër e PD së Alibeaj të jetë më e vogël se LSI, bërja e këtij koalicioni, mirë se të vijnë të gjithë për çdo opozitar, po të lësh kalamajt në dasmë, e të mos ftosh fëmijët, nuk e di se sa harmoni do ketë në dasmë”, përfundoi deputeti në Report Tv.

Ai argumentoi edhe pse kanë qenë të dyzuar nëse primaret do të ishin një vendim i duhur ose jo. Një tjetër fakt për të cilin nuk ka rënë dakord është vota e simpatizantëve në primare, ku Korreshi thotë se nuk mund të jetë e njëjtë me atë të anëtarëve.

“Nëse futet në garë një pedadog dhe një drejtues strukture të PD-së, atëherë gara s’do ishte e njëjtë, pasi nuk do kishin të njëjtën mbështetje. Nuk do kishim një zgjedhje reale, ku qytetarët do kishin mendimin, ne nuk është se nuk kërkuam primare, ne kemi pas disa dilema tona, për shkak të listave që nuk janë unifikuar kurrë, dhe se vota e një anëtari të PD, që ka qenë pjesë e angazhimit total do ishte e njëjtë me një simpatizant”, tha deputeti.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja e Shqiptarja.com, Brunilda Kazani 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 02/11/2022 23:03

    Ti je nje kokrra e palles o Sajmir. Po kush do te te jape leke ty? Ato i merr Basha me Enkelejd dhlepren. Enkelejdi po mbaron perdite pune me pushtetin me punesime. Ti je nje cope ushtar. Ik me mire dhe lere ate deputetllekun se ishe me mire avokat,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?