Trofeu i Superligës

Sport

Dështimi i paralajmëruar i FSHF-së dhe 'piruetat' për të ndryshuar formulën 'Final 4'

27 Prill, 21:32| Përditesimi: 27 Prill, 21:34

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbylli sezonin e rregullt dhe pas 36 javëve ende nuk e kemi një kampion. Kjo pasi për sezonin e dytë radhazi FSHF ka vendosur që skuadra kampione të vendoset me formulën "Final 4".

Katër skuadrat e renditura të parat në fazën e rregullt (Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani) do ndeshen në një mini-turne që do zgjasë nga 4-12 maji. Egnatia dhe Vllaznia, si dy ekipet e renditura në vendin 1 dhe 2 janë në vazon e parë dhe kanë avantazhin që edhe me një barazim në 90 minuta të kalojnë më tej (rivalët e mundshëm Dinamo dhe Partizani pas një shorti), kjo sepse në 36 javë u renditën më sipër se rivalët.

Dështimi i skemës

Gjithçka lidhet me finalen e Kupës, pasi edhe aty janë dy skuadra të 'Final 4' përkatësisht Egnatia dhe Dinamo. Skuadra fituese e Kupës do merrte një vend për në Evropë, por tanimë duke qenë se finalistët janë edhe pjesë e "Final 4", të katërta këto skuadra do jenë pjesë e ndeshjeve evropiane, duke bërë që ndeshja e vendit 3 dhe 4 të "Final 4" të luhet sa për procedurë, pasi nuk vendos asgjë.

I njëjti skenar ndodhi edhe sezonin e kaluar, kur para 'Final 4' dihej që Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana do të ishin pjesë e Europës. Ndeshja që u luajt për vendin e tretë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë nuk pati vlerë.

Paralajmërimi për ndryshimin e skemës

Pak kohë më parë kreu i FSHF-së, Armand Duka u shpreh në një intervistë televizive se skema e Superligës edhe "mund të ndryshojë nga sezoni i ri". Këtë gjë e përforcon edhe fakti se gazetarët pranë FSHF-së po lobojnë me shkrime që skema e cila më shumë se efikase ka rezultuar lodhëse, të sillet në vëmendje për ndryshim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?