Dështimi i Planit të Luftës Rrufe të Putinit

5 Mars 2022, 17:29| Përditesimi: 5 Mars 2022, 17:31

  • Share

Në 24 Shkurt 2022 Putin njoftoi se Putin kishte urdhëruar nisjen e një Operacioni Luftarak Special! Nga mënyra si u deklarua, nga shkalla e angazhimit të forcave dhe mjeteve në nisje të luftimeve, ky operacion kishte fytyrën e një ofensive të tipit Lutë Rrufe që makina luftarake e Hitlerit e përdori në Luftën e Dytë Botërore. Më një ofensivë të tillë Putini mendonte se do te asfiksonte Ukrainën, do të rrezonte qeverinë e sajë, do të instalonte një qeveri kukull dhe pastaj vallja e tij do të hidhej lehtë. Në dy tre ditët e para u kuptua se Plani i Luftës Rrufe po çalonte dukshëm dhe tashmë mund të thuhet me gojën plot se ky plan dështoi. Kjo më së shumti falë heroizmit të ushtrisë të popullit të Ukrainës e mbi të gjitha nga shkëlqimi i veprimeve të Presidentit Zelensky.

Dështimi u shfaq që kur Putini kërcënoi me përdorimin e armëve bërthamore, me burgosjet e shumta të qytetarëve rusë që protestojnë kundër luftës, më tej riorientimin në skenarin për marrjen nën kontroll të territoreve ku janë instaluar centralet bërthamorë të Ukrainës për ti përdorur si mjet presioni ndaj perëndimit. Pranimi i hapjes së korridoreve humanitare provoi që Putini e ka kuptuar se lufta do të zgjatet tej parashikimeve të tij. Tashmë Putinit do t’i duhet ti’ ndërrojë skenarët në vartësi të zhvillimeve që ai nuk i ka nën kontroll. Duhet thënë se koha nuk punon më për Putinin. Çdo ditë që kalon mbi pas javësh nga nisja e operacionit luftarak special do të përshpejtojë humbjen e Putinit.

Tashmë, por veçanërisht nga 20 ditësh, faktorët që do të vendosin fatin e kësaj lufte punojnë në favor të Ukrainës. Peshorja e forcave do të shkojë drejt balancimit dhe shpejt Armata e Madhe e Ukrainës do të jetë në një ofensivë për të përzënë çdo këmbë ushtari rus prej tokës së sajë. Janë disa faktorë që do të flasin në favor të fitores së Ukrainës. Morali dhe përgatitja për luftë e popullit ukrainas po arrijnë kulmet kur ushtria ukrainase ka fituar eksperiencë në çdo lloj luftimi dhe besim në vet vehte. Mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën do të kthehet në një uragan shpirtëror dhe ndihmash të drejt për drejta gjithfarë llojesh. Nuk duhet të çuditemi kur, brenda asaj që unë e quajta Armata e Madhe Ukrainase, të shohim të luftojnë edhe njësi luftarake ndërkombëtare me nacionalitete mikes të vullnetarëve që kanë filluar të futen në Ukrainë! Kujtoni brigadat internacionaliste që luftuan kundër fashizmit në Spanjë!..

Braktisja dhe izolimi i Rusisë prej faktorit ndërkombëtar do të jetë për ditë e më i fortë dhe në forma nga më të ndryshmet. Kjo do të ndodhë nga qeveritë dhe mbi të gjitha, siç duket, nga popujt. Efekti i sanksioneve ndërkombëtare fillon të ndihet më i fortë mbas një periudhe 15-20 ditore; kur nis të tretet “dhjami” i shtetit dhe kompanive të mëdha të Rusisë. Shpenzimet direkte të luftës janë marramendëse, humbja prej sanksioneve po ashtu. Reagimi i shpirtit të popullit rus do të vijë në ngritje: vrasja dhe plagosja e bijve që janë në front, zbardhja e qëllimeve të Putinit në këtë luftë, humbja e perspektivës së Rusisë duke u prezantuar si një shtet nazifashist e terrorist, dobësimi i ekonomisë familjare dhe cenimi i standardit të jetës, shtimi i masave reperesive të Putinit ndaj popullit rus si burgosja e demonstruesve, ligji për 15 vite burg për kundërshtarët e luftës etj do të nxehin gjeneratorin e shpirtit rus dhe ai do të grihet kundër Putinit. Putinit dënimi do ti jepet dhe ekzekutohet nga populli vet. Mbi të gjitha lufta zhvillohet ne Tokën Ukrainase dhe çdo centimetër katror i sajë do të shndërrohet në zjarr përvëlues ndaj pushtuesit. Të gjithë faktorët të bëjnë të besosh se Putin do të dështojë ashtu si gjithë diktatorët e llojit të tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?