Pep Guardiola

Sport

Dështimi në CHL, Guardiola uron Realin: Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, jemi në fund të ciklit

20 Shkurt, 15:17| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:25

  • Share

Pep Guardiola u pa i dorëzuar dhe duket sikur e pranoi eliminimin e skuardës së Manchester Cityt nga Champions League. Real Madridi u pa shumë i fortë dhe fitoi 3-1 edhe në ndeshjen e kthimit play-off, duke bërë që "Qytetarët" të jenë jashtë këtij eventi.

Pas ndeshjes trajneri spanjoll për herë të parë foli për fund cikli.

“Nuk ndihem i pafuqishëm. Vitet e kaluara kemi qenë një ekip i madh, por këtë vit jo. Motivet janë të shumta. Me Cityn kemi arritur diçka të mrekullueshme në Premier League duke fituar katër tituj në pesë vite ndërsa tani do të na duhet që të luftojmë për katër ose pesë vendet e para që të jemi përsëri në Champions vitin që vjen.

A mund të flasim për fund cikli? Mbase po. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë”, tha Pep Guardiola. Në fund ai u pyet nëse kishte ende fuqi për të vazhduart punën me ekipin. “Po, po patjetër. Dua të vazhdoj”, tha Guardiola.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?