Ilir Meta dhe Sali Berisha

Dështimi spektakolar i 'primareve', në 45 bashki askush s’ka interes të kandidojë për Berishën dhe Metën

14 Nëntor 2022, 13:07| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 13:10

  • Share

Sikur të mos mjaftonte protesta e 12 nëntorit që u mbyll me qirinj, Sali Berishës dhe Ilir Metës iu zbulua shakaja e dytë. Procesi i primareve që do të zgjidhte ajkën e shoqërisë për t’u kërkuar votat shqiptarëve më 14 maj, ka rezultuar një dështim spektakolar.

E thënë ndryshe, nga 61 bashki për të cilat do të votohet në Lokalet 2023, vetëm për 16 prej tyrë PD dhe PL kanë arritur të gjejnë kandidatë. Ndër to, spikat Tirana e lakmuar ku 7 emra, treçereku qesharakë, më tepër janë në garë me njëri-tjetrin se kush fiton simpatinë e doktorit, sesa votën e demokratëve.

Në 15 bashkitë e tjera, gara është mes dy-tre individëve totalisht anonimë. Apo dhe një garë pa garues, siç është Luçiano Boçi i vetëm ne Elbasan, Igli Cara në Durrës dhe Zef Hila në Vaun e Dejës. Në këto tre raste as nuk dihet se çfarë lloj primareje do zhvillohet pa rivalë. Ndërsa ato pak bashki ku është shprehur interes, emrat janë të panjohur dhe aspak aktivë në politikë.

Tani që ka deklaruar primaret si boshtin ku qëndron ‘Rithemelimi’, Sali Berishës i duhet të gjejë fabulën e këtij procesi të dështuar pa nisur ende. Sepse është e lehtë të gjesh popull të zemrëruar për të mbushur një rrugë. Por qenka e vështirë të gjesh njerëz që vejnë fytyrën e tyre në logon e Ilir Metës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Samiti: 15/11/2022 18:48

    Po po deshtim spektakolar. Ne PS eshte me emerim kush paguan me shume. Vetem balte hidhni o letyra. Media te tilla jane kanceri I shoqerise. Turp, kanceri ne gryke ai qe merr para korrupsioni per mbrojtjen e te korruptuarve.

    Përgjigju
  • O tej: 14/11/2022 17:32

    Meta e Berisha dy topm*tash jane.

    Përgjigju
  • Ladi: 14/11/2022 13:47

    Po pra. Si duket jane te merzit me Liken meqe me fytyren e tij hipi ne pushtet byroisti Rama dhe gjithe oborri neokomunist i tij. Pikes i ke rene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?