VORË- Pas dështimit të dëgjesës publike ditën e djeshme, banorët që preken nga projekti i rindërtimin kanë dalë ditën e sotme sërish në protestë, ku kërkojnë një takim me kryetarin e komanduar të Bashkisë së Vorës, Hekuran Brahimaj.
Ato nuk lejojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre, për dy arsye. Së pari shprehen se nga akt-ekspertimi është konstatuar se nuk janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe se dyti shprehen se nuk u është dhënë një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodh me ta, nëse do të kompensohen me një tjetër shtëpi apo do të dëmshpërblehen.
"Ne sipas dokumenteve jam pa dëmtuar, DS1 kam 6 punëtor të siguruar, kam lokal, nuk jam i dëmtuar fare. Tani do për të më shembur. Ai thotë unë do të shemb, as kompensim asgjë".
"Na dhanë një letër boshe, as vulë as asgjë. U them më jep një fotokopje, nuk na jep. Unë e kam shtëpinë në zonën 1, do më japin shtëpi si kohën e Enver Hoxhës, kush e di se ku", shprehen disa nga protestuesit.
Protesta është shoqëruar me momente tensioni me protestuesve dhe policisë, kjo për shkak se ata kanë tentuar që të futen me forcë në dyert e Bashkisë, në mungesë të një përgjigje të kryetarit në detyrë, Hekuran Brahimaj. Ky i fundit, u ta fillimisht që do i priste në zyrë, por më pas ua anuloi takimin duke u thënë që ankesat që kishin t'i linin te informacioni. Një përgjigje e tillë, për protestuesit është tallje. "Na thanë bëni një përfaqësi prej 3-4 vetash dhe hajde se ju prej në zyrë, ka kaluar pothuajse 1 orë, por ju ca ankesash keni lërini te informacioni se do i shikojmë ne, kjo është tallje", tha një nga protestuesit.
Report Tv u interesua pranë bashkisë Vorë për një reagim në lidhje me situatën, por jashtë kamerave për ta protesta cilësohet si e stisur pasi banorët po kompensohen 100 % të vlerës dhe do të kenë një qytet modern në përfundim të projektit. Në përfundim të protestës, banorët deklaruan se do të jenë sërish nesër para zyrave të bashkisë deri sa të marrin një përgjigje dhe kërkesat e tyre të bëhen pjesë e planit.
Ditën e djeshme dëgjesa publike e thirrur nga Bashkia e Vorës degjeneroi në përplasje verbale mes banorëve dhe zyrtarëve. Bashkia i kishte thirrur banorët për të diskutuar për planin e rindërtimit të lagjes, sipas së cilit do të shemben 3 pallate dhe 60 shtëpi private. Por ky vendim ka hasur kundërshtinë e banorëve, të cilët thotë se prapa këtij vendimi fshihen interesa të tjera.
VIDEO/Tensionet ditën e djeshme
Kryetari i Komanduar i Bashkisë së Vorë, Hekuran Brahimaj, ka anuluar takimin e protestuesit që janë kundër planit të rindërtimit. Sipas pritestuese, atyre u tha fillimisht që të krijonin një përfaqësi prej 3-4 personash dhe se do i priste në zyrë, por më pas këtë takim e anuloi duke iu kërkuar që problemin që kishin ta depozitonin te informacioni. Një gjë të tillë, protestuesit e cilësuar si tallje.
"Na thanë bëni një përfaqësi prej 3-4 vetash dhe hajde se ju prej në zyrë, ka kaluar pothuajse 1 orë, por ju ca ankesash keni lërini te informacioni se do i shikojmë ne, kjo është tallje", tha një nga protestuesit.
Protestuesi e quan si aferë korruptive planin e rindërtimit të lagjes së re në Vorë. Në një prononcim për Report Tv, ai thotë se kërkon takim me kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, edhe pse ai është larguar për shkak për dekriminalizimit. Ai thotë se Kajmaku duhet të përgjigjet për këtë pasi, atij i kanë dhënë qytetarët votën.
"Kjo është aferë korruptive direkt. Na thonë e ka firmosur kryeministri dhe s'kemi ç'bëjmë. Të sjellin kryetarin tjetër që ishte se ne atë vumë. Gimin e kapim për veshi se i themi që ty të kemi votuar, ndërsa ky thotë nuk me ke votuar mua", tha protestuesi.
Pa maska, e pa ruajtur distancën mes njëri- tjetrit, rreth 150 banorë kanë dalë në protestë ditën e sotme përpara Bashkisë kundër planit të rindërtimit. Ato shprehen kërkojnë takim me kryetarin e Bashkisë, pasi janë kundër shembjes së banesave të tyre. pyetur nga gazetari Arsen Rusta se përse mbajnë maskë, përgjigjet e tyre janë nga më të ndryshme.
"Gjoja e fundit që do bëj do marr virusin dhe do ia fus këtyre. E kam ndërtuar biznesin me djersë, kam ndjekur procesin si biznesmen, jo si kriminel. Biznesi im e kam ngritur 30 vite, certifikata e biznesit rezulton banesë, "ok" shembe dhe ma jep banesë pra po atyy ku është. Nuk më japin asnjë sqarim se ku do na çojnë", tha një nga protestuesit.
"Ne kot ishim, se aty ishte vendosur çdo gjë. Firmat dhe vulat ishin vendosur. Unë i mbaruar i mbaruar jam, s'kam pse të mbajë maskë. Nuk jam i dëmtuar as 1 m nga tërmeti, plani i rregullimit më kap. Më prisht biznesin ky plan, biznesin e kam në kat të parë dhe lart shtëpinë, tatimet i kam si biznes", tha një tjetër.
Tension në Vorë. Në mungesë të një përgjigje nga ana e zyrtarëve të Bashkisë, protestuesit kanë tentuar që të hyjnë me forcë në zyrat e Bashkisë. Uniformat blu nuk kanë lejuar një gjë të tillë, çka ka shkaktuar disa momente tensioni mes policisë dhe banorëve. COVID-19 duket se nuk ekziston fare, ku protestuesit nuk janë të pajisur me maska, e as nuk ruajnë distancën e sigurisë.
Hiq Art Tragen Kurse te tjeret Jan te gjith legena
Përgjigju