Edon Zhegrova

Dështoi me Brojën, klubi i Premier League kërkon Edon Zhegrovën në fundin e merkatos

30 Gusht, 18:57| Përditesimi: 30 Gusht, 19:00

  • Share

Fulham po shqyrton një lëvizje të madhe në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për anësorin e Lille, Edon Zhegrova, shkruan Football Insider.

Trajneri i Fulham, Marco Silva është i prirur të sjellë përforcime në sulm, pasi humbi emra si Willian dhe Bobby Decordova-Reid në fillim të kësaj vere. Fulham ka pasur një interes afatgjatë për Zhegrovën, por tani po shqyrton një lëvizje të vonuar për të nënshkruar me sulmuesin e Lille përpara mbylljes së afatit kalimtar të premten e 30 gushtit.

Një marrëveshje mund të jetë e vështirë për t’u arritur pasi Lille u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe financiarisht tani qëndron mirë, ndërsa Zhegrova ishte hero i francezëve me dy gola në dy ndeshjet ndaj Slavia Pragës.

Veç Fulham, interes për Zhegrovën kishte në orët e fundit edhe nga Man. United, me ekspertin Fabrizio Romano që tregon se francezët i kanë thënë "jo" një oferte nga "Djajtë".

Kujtojmë se Fulham pati për katër muaj në huazim Armando Brojën fundin e sezonit të shkuar, me sulmuesin e Kombëtares që nuk bëri vend në ekip.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?