Pasi ka dështuar me mosbindjen civile në Shqipëri, Sali Berisha pretendon ta shpallë atë në gjithë botën. Në tëg jitha protestat e thirrura në kuadër të ‘mosbindjeve civiles’ çdo herë e më pak ishin militantët që i shkonin pas e megjithatë Berisha me çmendurinë e tij të radhës pretendon që të bëjë mosbindje civile në gjithë botën.
Pasditen e sotme mblodhi drejtuesit politikë, koordinatorët dhe Kryetarët e Degëve. Si motiv për protestën ka refuzimin e PS-së për mos votimin e amendamentit të PD-së që lejon votimin e shqiptarëve që skanë ID shqiptare me dokumentin e vendit të huaj ku ata jetojnë.
“Shqiptar me të drejtë vote është çdo shqiptar kudo që ndodhet që ka shtetësinë shqiptare. 150 mijë janë qytetarët që kanë lindur jashtë dhe nuk e kanë emrin fare në lista. Nuk kanë pasaportë sepse kanë lindur jashtë shumica e tyre. Pyesni të gjithë ata që kanë ikur në vitet ’90 dhe kanë fëmijë të rritur, ata nuk kanë marrë pasaporta. Jo vetëm kaq, por janë qindra mijëra që i kanë humbur, nuk i kanë më. Ndërkohë, ne do mobilizojmë, të rrethohen dhe të gjuhen me vezë dhe domate ambasadat e narkoshtetit në mbarë botën” tha Berisha
Ndërkohë një tjetër protestë është paralajmëruar për më 8 shkurt dhe kërkon që mobilizimi të nisë që nesër
“Duhet që nesër të nisim punën, takime në të katër anët e Shqipërisë.Të merrni masa, të siguroni mundësi transporti, Tirana duhet të njohë protestën më të madhe në gjithë ekzistencën e saj. Këtu duhet të mobilizojmë të madh e të vogël, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit dhe të ndërmarrim një seri aktesh mosbindje civile.
“Nuk mund të na e marrë Edi Rama ne me këto mjete që po përdor. Pse mor zotëri do u heqësh të drejtën tij 1 milion shqiptarëve të drejtën për të votuar? Ne do ua sigurojmë atyre të drejtën. Do apo nuk do Edi Rama, ata do votojnë. Është një çështje shumë e madhe”
Bën thirrje dhe për veprime të dhunshme dhe ndaj zyrtarëve
“Ju lutem shumë, kudo që t’i shihni zyrtarët, të cilët ligji i ndalon të marrin pjesë në fushatë elektorale, i gjuani me domate dhe vezë dhe i regjistroni dhe i fotografoni.
I garantoj se do të dënohen shumë rëndë dhe se krimi elektoral do të shpallet krim i rëndë.
E ka zbrazur vendin në mënyrë të tmerrshme dhe kërkon të mbajë pushtetin se është i zhytur në krime gjer në veshë. I iku tani edhe ai mbrojtësi i tij, Xhorxh Soros”
Berisha sulmoi dhe Dumanin se po bashkëpunon me Ramën dhe e kërcënon
Nxjerr zëdhënësin e tij dhe paraqet platformën e hetimit të krimit elektoral, duke fjetur mbi dosje monstruoze të krimit elektoral. Dosjet monstruoze nuk i heton dhe mendon se do mashtrojë shqiptarët. Absolutisht do jetë njeriu që do të paguajë çmimin më të shtrenjtë për këto krime. Dhe organizata e tij kriminale. Natyrisht Edi Rama i pari se Altin Lala zbaton çfarë i thotë Rama. Krimin elektoral do e hetojmë ne dhe do e hetojmë shumë me rreptësinë më të madhe ligjore. Me datën 8 e gjithë Shqipëria zbret në Tiranë. Fati i votës së lirë varet nga ne, jo nga Edi Rama”