Sport

Dështoi me pistën Pogba, Reali gati 70 mln euro për mesfushorin me statistika të frikshme

27 Gusht 2019, 17:01| Përditesimi: 27 Gusht 2019, 17:03

  • Share

Në Portugali mediat sot kanë shkruar se Real Madrid do të synojë në ditët e fundit të transferojë futbollistin e Sportingut të Lisbonës Bruno Fernandez.

‘Galaktikët’ janë në kërkim të një mesfushori dhe pas dështimit të pistës Poul Pogba po mendojnë për portugezin, i cili ka vërtetë statistika të frikshme. Në 53 ndeshje me Sportingun Fernandes ka shënuar 32 gola dhe ka dhuruar 18 asiste.

Për ta transferuar në ‘Santiago Bernabeu’ Realit do ti duhet të paguajë rreth 70 mln euro.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?