Këngëtari i njohur amerikan, Kanye West do të kandidojë për president të SHBA-së në zgjedhjet që pritet të mbahen në vitin 2024. Kjo kandidaturë e tij vjen pas dëshmit të tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ku arriti të fitonte vetëm 50 mijë vota.
Në një video të postuar nga llogaria në Twitter e Patriot Takes, West pyetet drejtpërdrejt nëse do të kandidojë për president në 2024.
"Po," përgjigjet ai.
Në fillim të videos, West prezanton "Milo, i cili është duke punuar në fushatë". Milo është një figurë kontroverse të së djathtës ekstreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili së fundmi duket se ka bashkuar forcat me reperin e njohur për zgjedhjet presidenciale.