Dështoi në zgjedhje, Presidentja e Tajvanit jep dorëheqje nga posti i partisë

26 Nëntor 2022, 16:43| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 16:40

  • Share

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka dhënë dorëheqjen si kryetare e Partisë Progresive Demokratike (DPP) në pushtet të shtunën, pasi dështoi në menaxhimin e zgjedhjeve.

Kjo ka ndodhur pasi strategjia e saj për të organizuar zgjedhjet lokale duke treguar kundërshtim ndaj armiqësisë në rritje të Kinës nuk arriti të shpërblehej dhe të fitonte mbështetjen e publikut.

Partia më e madhe e opozitës, Kuomintang (KMT), fitoi bashkinë e Taipeit, një humbje për presidentin Tsai Ing-wen, raportojnë mediat e huaja.

Zgjedhjet për kryetarët e bashkive, kryetarët e qarqeve dhe këshilltarët lokalë kanë të bëjnë për çështje të brendshme si pandemia e COVID-19, por ata që do të zgjidhen nuk do të kenë të drejtën e fjalës së drejtpërdrejtë mbi politikën e Kinës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?