Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida paralajmëroi se muajin tjetër do të japë dorëheqjen, duke iu dorëzuar pakënaqësisë së publikut për skandalet politike dhe rritjen e kostove të jetesës që dëmtuan mandatin e tij tre-vjeçar.
"Politika nuk mund të funksionojë pa besimin e publikut," tha ai në një konferencë shtypi, duke zbuluar vendimin e tij për të mos rikandiduar si kreu i Partisë në pushtet.
Mbështetja popullore për Kishidan filloi të bjerë furishëm pasi mori detyrën në 2021, pasi u zbuluan lidhjet e partisë së tij me Kishën kontroverse të Unifikimit.
Ai u përball gjithashtu me pakënaqësi nga populli, pasi dështoi t’i rrisë pagat në një kohë kur kostoja e jetesës u rrit.