Futbollisti spanjoll, Isco

Dështoi tek Sevilla, Isco drejt transferimit tek klubi i njohur italian

4 Janar 2023, 08:16| Përditesimi: 4 Janar 2023, 08:18

  • Share

Isco po kërkon të rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur pas një periudhe katastrofike te Sevilla në fillim të këtij sezoni. Pas largimit të Julen Lopeteguit në klubin andaluzian, trajneri i ri Jorge Sampaoli, vendosi që Isco të mos ishte në planet e tij për ekipin e parë.

Si rezultat, Isco u grind me zyrtarët e klubit, ku përfshihej edhe drejtori i futbollit Monchi, gjë që bëri që të dyja palët të binin dakord për përfundimin e kontratës së ndërkombëtarit spanjoll me klubin.

Isco tani është në kërkim të një klubi të ri dhe destinacioni i tij i mundshëm duket të jetë Italia. Juventusi ka qenë i lidhur, ashtu si edhe skuadra e sapo promovuar Salernitana. Megjithatë, raportet e reja nga Fichajes sugjerojnë se Lazio është i etur për nënshkrimin e tij për të zëvendësuar Luis Alberton, i cili pritet të largohet nga klubi këtë muaj.

Pasi u përplas me trajnerin Maurizio Sarri, Alberto dëshiron të largohet nga Roma dhe është lidhur shumë me një lëvizje në La Liga.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?