Bundestag

Dështon vaksinimi me detyrim në Gjermani! Projektligji nuk merr shumicën e duhur në Bundestag

7 Prill 2022, 14:28| Përditesimi: 7 Prill 2022, 14:39

  • Share

Dështimi i parë për koalicionin qeveritar erdhi në mesditë, pas grindjes për procedurën e votimit. Grupet parlamentare qeveritare në Bundestag nuk arritën të kishin sukses për radhën e votimit të projektligjeve. Opozita e CDU/CSU pati sukses me propozimin e saj, që të votohej njëherë për projektligjin e një detyrimi për vaksinim për personat nga mosha 60 vjeç, të sjellë nga koalicioni qeveritar. SPD, Të Gjelbrit dhe FDP-ja kishin kërkuar të votohej në fillim për kërkesën e Unionit për përgatitjen e një detyrimi të mundshëm për vaksinim.

Më pas dështimi i dytë. Projektligji i koalicionit të SPD-së, Të Gjelbërve dhe FDP-së nuk mori shumicën e duhur parlamentare: 296 deputetë votuan për detyrimin për vaksinim nga mosha 60 vjeç, kurse 378 ishin kundër, 9 deputetë gjermane abstenuan. Me këtë projektligji i qeverisë u rrëzua. Në radhë për votim ishin edhe projektligje të tjera. Por as propozimi i Unionit, i cili parashikonte që sipas gjendjes të vendosej në vjeshtë, nëse do të kërkohej vaksinimi me detyrim nuk mori shumicën parlamentare dhe u rrëzua. 497 deputetë votuan kundër, vetëm 172 deputetë ishin pro. Dy kërkesa të tjera ishin për refuzimin e detyrimit për vaksinim në tërësi.

Deutschland | Debatte über Impfpflicht im Bundestag | Abstimmung

Debat i ashpër

Në një debat të ashpër por me argumente, Bundestagu debatoi më parë në lidhje me detyrimin për vaksinim. Përkrahës të një detyrimi për vaksinim nga mosha 60 vjeç paralajmëruan, nga një përkeqësim i situatës së pandemisë në vjeshtë, për të cilin duhet të jemi të përgatitur. Kundërshtarët iu referuan ndërhyrjes që bën shteti në të drejtat bazë përmes një detyrimi për vaksinim dhe theksuan se nuk dihet, nëse do të kemi sërish një ashpërsim të ri të pandemisë.

Për shkak të përparimit të ngadaltë të vaksinimit, kancelari Scholz në fund të vitit u shpreh për vaksinimin me detyrim. Aktualisht janë të paktën 63,2 milionë e gjermanëve ose 76% e qytetarëve me vaksinim të plotë, dy doza. Por fushata e vaksinimit aktualisht gati ka marrë fund. /DW

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?