Në votimin e dytë për raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka dështuar sërish, pasi kanë votuar vetëm 79 deputetë, ndërkohë në votimin e parë votuan 78 deputetë.
Ndërkohë tre deputetët e LDK-së, të pranishëm në sallë por që refuzojnë të votojnë as në raundin e dytë janë: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj.
Për t’u zgjedhur presidenti, në kuti duhet të jenë 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.
Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjidhet edhe me 61 vota.
Lajmi kryesor: