Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka pasur një reagim të ashpër lidhur me dështimin e negociatave për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë sot në Bruksel.
Stano bënë përgjegjëse të dyja palët dhe thotë se nuk kanë respektuar detyrimet e tyre ndërkombëtare ligjore, veçanërisht Kosova.
“Unë do të informoj Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë të respektimit të detyrimeve të tyre ndërkombëtare ligjore, dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ. Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiq e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo.", shkruan Stano në Twitter.
Postimi i Peter Stano në Twitter
Lajmi kryesor:
Dështojnë bisedimet për targat në Bruksel/ BE e ashpër me Kurtin: Nuk pranoi propozimin tonë! Palët treguan papërgjegjshmëri, sjellje jo konstruktive
S.C/ReportTv.al