TIRANË- Dështon për të 5-tën herë radhazi ballafaqimi mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reci dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames.
Në seancë ishte i pranishëm edhe vete dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi. Prokurorja e SPAK, Elida Kackini kërkoi që dëshmia e tij të online pasi i rrezikohej jeta, pa dhënë më shumë detaje. Kërkesa kundërshtua nga avokatët dhe vetë të pandehurit.
Avokatja e Viktor Ymeraj, i pandehur për 3 vrasjet, e biznesmenit, Vajdin Lame, Klodian Saliu dhe Artan Arsit, u shpreh se kjo formë e dhënies së dëshmisë do të thotë dorëzim i shtetit shqiptar, kur një prokuror i posaçëm nuk mbron dot të penduarin e vetë.
I po të njëjtës linjë logjike ishte edhe avokati Ilia Ilia, që mbron të akuzuarin, Plaurent Dervishaj, i cili thotë se seanca po mbahet gjallë nga një dëshmi e manipuluar. Ai thotë se këtij gjyqi do t’i humbasë edhe më shumë vërtetësia përmes shmangies fizike të dëshmitarit nga seanca gjyqësore.
Detar Hysi, mbrojtësi i Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit u shpreh se çdo shtetas duhet të japë përgjigje përpara togave të zeza, përndryshe gjykata t’i njoftojë avokatët të heqin dorë nga mbrojtja. Edhe i pandehuri Emiljano Shullazi u shpreh se kjo formë e dhënies së dëshmisë do të thotë se i penduari përmes Skype-s do të mësohet nga OPGJ.
Sikundër edhe, Viktor Ymeraj u shpreh para gjykatës se kjo është e qëllimtë dhe se po luhet me lirinë e tyre. Në fund, avokati i Luftar Reçit po ashtu u shpreh se i mbrojturi prej tij, duhet të jetë në gjykatë fizikisht për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa për seancat e tjera, ai kërkoi që të jetë në lidhje virtuale. Ndërkaq, togat e zeza vendosën se nuk ka pasur ndonjë rrethanë të Posaçme për këtë formë të Posaçme të të pyeturit, ndaj rrëzoi kërkesën e SPAK.
Seanca e sotme u shty për në datën 6 mars pasi avokatët e të pandehurit, Endrit Taullai, nuk ishin prezentë.
Kujtojmë se për Reçin ka pasur një plan për eleminimin fizik. Sipas hetimeve të prokurorit Altin Dumani nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës atëherë me 100 mijë euro ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. Eleminimi i Reçit sipas SPAK do të kryej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë eurosh. Por ky plan disa javor ka dështuar pasi SPAK ka mundur të sigurojë informacion, ndërsa polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.
Pas kësaj situate SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë e jetës së Reçit, duke e veçuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ushqimet do t’i kontrollohen para çdo vakti. Po ashtu burgjet kanë ndaluar futjen e çdo sendi në qelinë e Reçit, teksa në vijim do të kontrollohet nga 3 oficerë policie.
Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi. Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe vetë Luftar Reçi.
Ti mashtrrusit.. dhe ti Loran Shiksi qe ke nje jete qe komenton.nese ke naj gje per Vajdinin e Klodjanin.hajde se te japim sqarim sic duhet.keto e kan vrare dhe rrini mire.mos tju vi keq kir tju bjere ne koken tuaj.dhe mos msoni permendesh ca thote shullazi dritan dajti viktor imeri dhe lul berisha.cdo gje esht e vertete bravo Spak.respekte mbyllini brenda kto legena
PërgjigjuTi zotri qe na trego te drejten ca do te thuash me kte qe keta jan kriminela dhe vajdini ka qen qelibar edhe altini tani esht qelibar,ti as motivin e sherrit dhe as nuk i njef i ke me te degjuar
denojini me burgim te perjetshem te gjithe keta kriminele..dhoqeria jone nuk do ti shohi me keta fytyre-qen,,..aty ne burg futini nje shiringe tw shkojne per lesh....
PërgjigjuFiks e ke thene te lumte goja, ku jane e ku sjane ti mbledhin Dhe ti fusin ne nje kafaz pastaj aty tia hapin trimave dyert Dhe te ballafaqohen sa trima jane, Se kshu me pabesi e vrasje me pagese e bomba Behen te gjithe trima... Sa lek kane dhene dhe po japin te vrasin njeri tjetrin Do ishte ri-ndertuar edhe njehere gjithe shqiperia nga e para..
Kte Luftarin e kupto ene bufi qe esht i pagun e i fut e mashtron
PërgjigjuSka lidhje me pagesat po jane ber aq shume intriga luftari qe 20 vjet cudi si eshte gjalle me lloj lloj skemash e tentativash nga dibranet e vet dhe cdo gje ka qene e ditur prej vitesh po skane dashur tia marrin per baze se ka qene fukara por jo budall e pa trimni.. ne fund ka fitu i pasuri dhe ai qe ka pushtet! Nje gje ta dini mire.. kur ishte luftari jashte qe levizte neper tirane e shqiperi, disa minj tunelesh nuk guxoni te dilnin nga vrima derisa u fut ne burg qe rane pak qetsi dhe prap shohin endrra...
Ore kte Lufkarin a e ka msu mir ai që i ka dhënë urdhërat?? Të dashtun SPAK e Gjygjtar të çështjes nëse doni ti jepni zgjidhje çështjes mos merni urdhëra nga bunkeri mas stadiumit Qemal Stafa.. Nëse ju i gjeni nai lidhje Lul Berishës me Milin apo Milit me Torin për vitet që bohet fjal atëhere vullnetarisht do vi ene un të boj burg se ka dyshime që kam mor pjes te helmimi i Ismail Qemalit..Mlidhni trrut ene nxirrni nga burgu rob që i keni rikthy mrena për paranoja të palëve të trreta. Vrasjen e Vajdinit e keni te inçizimet e SHIJAK Tv..hapini e ngjojen se ene nga Youtube e ka fshi NIPI.
PërgjigjuI paske bo mir detyrat e shpis bravo