Ndihmën juridike parësore falas të ofruar nga shteti për 8 muajt e parë të 2020 e kanë përfituar vetëm 1400 persona. Edhe pse prej dy vitesh është në fuqi ligji, zbatimi i tij në terren ka ngecur. Elbasani edhe pse me një numër të lartë personash në nevojë, rezulton se aksesin në këtë shërbim e ka inekzistent.
Sipas ligjit të miratuar më 14 dhjetor 2017, në hyrje të tij përkatësisht neni dy pika a thotë se qëllimi është “të krijojë një sistem për organizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike falas për të siguruar akses të barabartë të të gjithë individëve në sistemin e drejtësisë’’.
Për të garantuar funksionimin e këtij ligjit i cili pas dy vitesh duket se ka mbetur vetëm në letër janë katër institucione mes tyre : a) Ministri i Drejtësisë; Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas; Dhoma Kombëtare e Avokatisë; gjykatat kompetente.
E ndërsa ky ligj në nenit 8 pika gj, parashikon ngritjen e këtyre zyrave pranë ambjenteve të gjykatave. Të paktën në dy gjykatat më të mëdha të vendit dhoma penale e civile e Tiranës kjo gjë mungon.
Komiteti shqiptar i Helsinkit që e konsideron një shifër shumë të vogël ndihmën e ofruar 1400 shtetasve bën apel dhe rekomandon që të nxitet infromimi i publikut për këto të drejta, të krijohen kushte në terren, të nisë funksionimin normal drejtoria e ndihmës juridike e të bashkëpunohet me aktorët lokalë.