Pavarësisht se ka qenë aktiv në jetën parlamentare dhe pse me këmbën e thyer, deputeti Bardh Spahia nuk është paraqitur sot në seancën në GJKKO në ngarkim të tij. Nga pamjet e publikuara nga Report Tv, Spahia është parë dhe në Kuvend ashtu edhe në mbledhjet e kryesisë së Partisë Demokratike duke marrë pjesë me patericë, por sot vendosi të mos paraqitej në gjykatë.
Spahia është justifikuar nga avokatët mbrojtës me justifikimin se prej 1 muaji ka thyer këmbën dhe se i është rekomanduar të mos lëvizë. Por, prokurorja e çështjes, Dorina Bejko pasi ka shqyrtuar dokumentin e avokatëve për gjendjen shëndetësore të Bardh Spahisë, tha se klienti i tyre mund të lëvizë me paterica dhe se duhet të merren masa për paraqitjen e tij në seancën e ardhshme. Seanca e radhës u caktua më 10 tetor, ku pritet që Bardh Spahia të merret në pyetje.
SPAK e çoi për gjykim ish kryebashkiakun e Shkodrës më 26 shkurt. Sipas SPAK, Spahia ka vepruar në shkelje të ligjit duke shkarkuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, pavarësisht se kishte një vendim gjyqësor për pezullimin e këtij akti.
SPAK thotë se Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër dhe njëkohësisht si Kryetar i Bashkisë Shkodër, më 18 korrik 2022 ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të administratorit Mark Molla dhe emëroi një anëtar të FRPD-së.
Bardh Spahia me patericë në Kuvend
Bardh Spahia, me paterica në mbledhjen e Kryesisë së PD
Komente
