Enkelejda Hoxha

Dështon nisja e procesit në Apel për Enkelejda Hoxhën! Ish-gjyqtarja kërkon pafajësi, 2 javë më parë përfundoi burgun

27 Qershor 2022, 11:00| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 11:03

  • Share

Dështon nisja e procesit në Apel për Enkelejda Hoxhën! Ish-gjyqtarja kërkon pafajësi, 2 javë më parë përfundoi burgun. Dështon seanca e Parë në Apel ndaj ish gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha dhe të pandehurve të tjerë. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtares Saida Dollani.  Hoxha kërkon në Apel prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe marrjen e pafajësisë. 2 javë më parë gjyqtarja përfundoi vuajtjen e dënimit

Gjykata shoi  masën edhe  për Manuela Mallkuçin, ish-kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, që gjithashtu shleu dënim. Hetimi disa mujor zbuloi se si gjyqtarja Hoxha kishte shuar disa dënime të përjetshme të personazheve të njohur të botës së krimit. Në këtë skemë ishte i përfshirë dhe avokati Aldo Tabaku, ky i fundit vijon të qëndrojë në burg, pasi GJKKO e dënoi me 4 vite burg. Referuar dosjes SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Ky i fundit u dënua me 4 vite burg.

Enkelejda Hoxha u dënua me 3 vite burg nga shkalla e parë ndërsa në  tetor të vitit të kaluar, GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar 1/3 ndaj i mbetën 2 vite burg.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve ishin edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

Enkeleida Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Hoxha ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.

Ish-gjyqtarja liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën "UFO" nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek Komuna e Parisit. Në fund, Enkelejda Hoxha po lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por këtë herë SPAK e arrestoi gjyqtaren në sallën e gjyqit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?