Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, të penduarit e drejtësisë

Kronikë

Dështon pas debateve seanca për ‘Plumbin e artë’, shkak dorëheqja e avokatit të Henrik Hoxhës! GJKKO pezullon afatet e paraburgimit, e radhës më 10 korrik

8 Korrik, 12:21| Përditesimi: 8 Korrik, 12:24

  • Share

Tiranë- Ka dështuar seanca gjyqësore e kësaj të marte për dosjen “Plumbi i Artë”.

Avokat Gent Rumano ka hequr dorë për mbrojtjen e të pandehurit Henrik Hoxha. Por edhe avokati i caktuar Shpëtim Kodhelaj ka hequr dorë, arsyeja ka qenë se është proces i gjatë dhe nuk marrin pagesat për të vijuar, pasi janë të angazhuar me gjyqe të tjera.

Të pranishëm kanë qënë bashkëpunëtorët dhe të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani, Skerdi Tase si dhe Erion Alibej.

I pandehuri Henrik Hoxha kërkoi tjetër mbrojtës ligjor.

“Doja te kisha një avokat tjetër”, tha ai.

Prokurori Behar Dibra vuri në dukje përpjekjet për zvarritje.

“Ka ngelur pa mbrojtje, por ne kërkojmë vazhdimin e seancës, pavarësisht se kjo e bën të pamundur. A je i sigurt? Se ti mund të vish prap dhe na thua te vijojë me Rumanon. Kjo sjell tejzgjatje të kota”, tha përfaqësuesi i SPAK.

Por Henrik Hoxha këmbënguli:

“Dua avokat!”

Më tej prokurori i tha GJKKO-së që të pezulloheshin afatet e paraburgimit.

“Të pezullohen afatet e paraburgimit në këto kushte dhe e shtyjmë. S’kemi çfarë të bëjmë”.

Në këto kushte Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën dhe vendosi të shtyjë seancën e sotme dhe të pezullojë afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Seanca e radhës është vendosur për në datën 10 korrik, ora 10:00, ku do vijohet me dëgjimin e dëshmisë së bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?