Conrad Harder

Sport

Dështon pista Boniface, Milani pranë firmës me talentin e Sportingut

25 Gusht, 15:27| Përditesimi: 25 Gusht, 15:30

  • Share

Plani i Milanit për të afruar Victor Boniface ka dështuar, por drejtuesit kuqezi nuk kanë humbur kohë dhe janë shumë pranë për të afruar një tjetër sulmues premtues, Conrad Harder.

Sipas mediave italiane, Milani ka arritur një marrëveshje në parim me Sporting Lisbon për kartonin e sulmuesit danez të lindur në vitin 2005. Operacioni pritet të mbyllet për rreth 27 milionë euro, shifër që përfshin edhe bonuset e performancës.

Agjenti i lojtarit është parë mëngjesin e djeshëm në 'Casa Milan', ku ka zhvilluar një takim me Giorgio Furlanin, Igli Taren dhe Massimiliano Allegrin. Në qendër të bisedimeve ka qenë pikërisht përforcimi i repartit sulmues, çka shpjegon edhe lëvizjen e shpejtë drejt Harderit.

I afruar te Sporting vetëm një sezon më parë si pasues i Gyokeres, Harder ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha europiane. Rennes kishte bërë një tentativë të fundit për ta afruar, por 19-vjeçari ka preferuar projektin e Milanit, duke i dhënë prioritet gjigantit italian.

Gjithçka pritet të konfirmohet zyrtarisht, por me merkaton që është drejt fundit te Milani nuk kanë kohë për eksperimente.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?