Kronikë

Projekti i Rilindjes Urbane kushtoi mbi 1 milionë euro, Bashkia lë pa ujë 3 shatërvanët në qendër të Memaliajt

4 Shtator 2021, 15:21| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 16:26

  • Share

Të shumtë janë qytetarët në Memaliaj që shëtisin pasditeve në sheshin e rikonstruktuar, pjesë e projektit Rilindja Urbane.

Ky shesh ka në përbërje të tij edhe tre shatërvanë të projektuar këndshëm, veshur me pllaka por që mungon uji. Projekti i ka kushtuar xhepave të qytetarëve shqiptarë një 1 milionë eurove, por ende pa u harruar dita e përurimit dolën jashtë funksionit.

Qytetarët e Memaliajt, shprehin qartë revoltën ndaj Bashkisë e cila është përgjegjëse pasi ka marrë në dorëzim një vit më parë këtë vepër publike që ka për synim relaksimin e qytetarëve.

"Mund të them se ky është objekt është marrë në dorëzim jashtë funskionim. Tregon mungesë nga stafi i bashkisë duke i humbur bukurinë dhe vleërën këtij investimi. Është dhënë një fond mbi 1 miliardë lekë dhe këto shatërvanë nuk kanë funksionuar asnjëherë", shprehen banorët e këtij qyteti.

Bashkia e Memaliajt nga ana e saj ka qëndruar e heshtur karshi interesimit tonë. Zyrtarë të bashkisë nuk iu përgjigjen interesimit të Report TV se pse nuk janë funksionalë tre shatërvanët në qendër të qytetit, pjesë e projektit Rilindja Urbane me vlerë mbi 1 milionë euro?!

Komento

Komente

  • Alb: 04/09/2021 14:04

    Po kur sngrihen dot as keto qytete ne protest vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?