Dështon projekti për mbetjet e riciklueshme në Durrës! Bashkia blen 700 kazanë të rinj, por s’ka pikë grumbullimi

21 Shtator 2023, 16:43| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 17:04

  • Share

Me një vlere prej 29 milionë lekësh Bashkia e Durrësit ka blerë 700 kazanë trengjyrësh për diferencimin e mbetjeve. Fituesi i tenderit është shpallur kompania “Poëer Industries” dhe brenda pak ditësh pritet të vendosen kazanët e rinj në zonën e qendrës. Ky është vazhdim i një projekti të nisur në vitin 2022 ku janë vendosur 300 kazanët e parë, por qytetarët ende vazhdojnë ti nxjerrin mbeturinat nga shtëpia, të pa ndara.

Siç shihet në pamjet e xhiruara nga Report TV edhe pse janë kazanët me etiketa për mbetjet e letrës, plastikës dhe ato organike, qytetarët vazhdojnë ti hedhin shkujdesur në të njëjtin vend.  Të pyetur nga Report TV, ata thanë se nuk kanë informacion për diferencimin e mbetjeve, ndërsa të tjerë shprehen se është kosto e shtuar për familjet e tyre.

“Jo deri tani nuk i kemi ndarë në metatike e plastike. Koshat janë aty por deri tani nuk është zbatuar. Është ide e mirë por shpresojmë të realizohet të mos jetë vetem show”, thanë ata.

Diferencimi i mbetjeve deri më tani ka dështuar jo vetëm pasi nuk është përqafuar nga qytetarët, por edhe Ndërmarrja e Shërbimit Komunal nuk e zbaton, pasi pavarësisht kategorive të mbeturinave dhe koshave përkatës, mbledhja e tyre kryhet po me të njëjtin kamion duke mos i diferencuar ato në grumbullim.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/09/2023 02:19

    Perse nuk e beni si U.S? Ne U.S kur ble soda dhe c'do gje te gazuar,paguan 5-10 cent depozite per cdo kanoce/plastike/shishe xhami qe permban pakoja.Disa shtete kane futur ne kete skeme dhe kontenjeret me pije pa gas,si uje e lengje frutash.Dhe mbasi i pine njerezit i grumbullojne keto shishe/kanoce dhe i shpien ne makineri speciale qe i gjen ne cdo supermarket dhe rimerr 5-10 centeshin qe ke paguar si depozite ne dyqan.Ne dukje duket shume qesharake,por fitohet shume.Para ca kohesh lexova per nje rast,nje cift qe shpinte kanocet/plastikat nga shteti ku banonin,qe nuk e kishte kete program ne shtetin fqinje,CA ne mos gaboj ose aty afer,kishin fituar miliona dollare nga riciklimi,por u ndoqen penalisht se nuk lejohet te riciklosh kanocet e nje shteti qe nuk e ka kete program te nje shtet qe e ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?