Edmond Sulaj dhe Gazmend Bardhi

Kronikë

Dështon seanca e pajtimit mes Gazment Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës

19 Dhjetor 2024, 13:03| Përditesimi: 19 Dhjetor 2024, 13:11

  • Share

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi dhe ish drejtori i Policisë Shkodër Edmond Sulaj në seancën e kësaj të enjte (19 dhjetor 2024), nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim.

Kjo bëri që Gjykata e Posaccme të kalonte çështje në seancë gjyqsore, duke caktuar datën e seancën në 6 janar 2025, ku i pranishëm do të jetë një prokuror i SPAK.

Edmond Sulaj paditi në GJKKO kreun e grupit parlamentar të Partise Demokratike Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, hodhi akuza ndaj ish drejtorit të policisë Shkodër.

Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të culat thotë se janë provë se drejtori i policise Shkodër është emëruar nga bandat.

Përveç kësaj çështje, Bardhi është paditur në GJKKO edhe nga OSHEE sha.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?