Ahmet Ajeti

Dështon seanca për atentatorin e Lul Berishës, motra: Ka ikur jashtë! Gjykata: Nuk ka dalë

12 Tetor 2018, 13:46| Përditesimi: 12 Tetor 2018, 13:47

  • Share

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi seancën e radhës për Ahmet Ajetin, i dënuar për tentativën e vrasjes ndaj Lul Berishës. Ajeti është duke u rigjykuar, ndërsa sot, pritej hapja e shqyrtimit gjyqësor.

Por seanca dështoi pasi për të dytën herë, nuk është bërë i mundur njoftimi i Lul Berishës. Sipas gjykatës, Policia e Durrësit, ka çuar njoftimin në adresën e Lul Berishës, ndërsa me anë të një shkrese, ka kthyer përgjigje motra e tij, duke thënë se ai nuk ishte në Shqipëri.

Nga ana tjetër, referuar të dhënave të sistemit TIMS, gjykata tha se Lul Berisha, rezulton të jetë brenda vendit. Në këto kushte, prokurori, Behar Dibra, kërkoi që të konsiderohej si i panjoftuar dhe të ndiqen të gjitha rrugët për të bërë të mundur njoftimin e tij.

Pretendimet e prokurorit, u pranuan edhe nga gjykata, që shtyu seancën për në datën 25 tetor, ndërsa bëri të ditur se do të ndiqen të gjitha rrugët për të bërë të mundur njoftimin e tij. Nga njoftimi në adresën e banimit, deri te afishimet në faqen zyrtare të Krimeve të Rënda dhe në Njësinë numër 5, në Durrës.

Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në tiranë.  Në vitin 2005 Ajeti u nis nga Tirana sëbashku me Osman Kopuzin për të kryer atentatin ndaj Berishës por nuk arriti të kryente vrasjen për të cilën asokohe u fol se ishte paguar 80 mijë euro.

Dyshohet se ekzekutimin e Lulzim Berishës, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale të cilët një dekade më parë përplaseshin mes tyre. Vetë Lulzim Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa prej disa muajsh ai është në liri me kusht po nga drejtësia shqiptare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?