Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij vazhdon me qëndrimin se voton një kandidat nga LVV-ja për kryeparlamentar që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit.
Pas seancës, ai tha se sot Kuvendi u rikthye në pikën “që u largua në mënyrë arbitrate” nga LVV-ja, duke iu referuar ndryshimit të mënyrës së votimit nga kryesuesi i seancës.
“Nëse duan zgjidhje, sot mund ta përfundonin këtë punë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka votë për Albulena Haxhiun dhe për dikë që ka qenë ministër.
Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla - që sot nuk morën vota për kryeparlamentare - janë ministre në Qeverinë në detyrë të Kosovës.
Lajmi kryesor:
Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Seanca për Kuvendin rinis me dy dështime! Rrëzohen kandidaturat për kryetare të Haxhiut dhe Gërvallës
SI.E./ReportTv.al