Dështon për të disatën herë radhazi tenderi për vënien në punë të Termocentralit të Vlorës. Tenderi i fundit i hapur më 31 dhjetor të vitit të kaluar ka rezultuar përsëri i pasuksesshëm pasi të gjitha kompanitë që kanë marrë pjesë në garë nuk kanë plotësuar kriteret e vendosura në dokumentacion. Ky tender është hapur disa vite me radhë që nga viti 2016 por që asnjëherë nuk ka pasur rezultat pozitiv.
Privati do të investojë për të riparuar defektet e termocentralit, si dhe për të ndryshuar sistemin e prodhimit të energjisë, nga naftë, që është aktualisht, në gaz, për të ulur kostot. Ofertuesit duhet të paraqisnin plane të qarta se si do ta vinin në punë këtë vepër duke ndërtuar një degëzim tubacioni rreth 40 km i gjatë për të lidhur termocentralin e Vlorës me Tubacionin Trans-Adriatik (TAP).
Gara e fundit ishte me një fond limit prej 58.7 milionë eurosh dhe sfida ishte mes tri kompanive, që ishin konsorcium dhe më pas në fazën finale arriti vetëm konsorciumi turk Çalik Energy dhe kompania izraelite IE Energy. Burime nga ministria e Infrastrukturës thanë për Report TV se oferta më efikase u konsiderua ajo e konsurciumit turk, por nuk u arrit të nënshkruhej një kontratë pasi kompania në fjalë ka vendosur kushte, një prej të cilëve ishte që qeveria ta jepte gazin falas dhe kompania të bënte pjesën tjetër.
Termocentrali i Vlorës, ishte një investim që kushtoi 130 milionë dollarë, ai ka një fuqi të instaluar prej 97 megavatësh, por nuk u vu asnjëherë në punë. Që nga janari i vitit 2011, TEC-i i Vlorës ka qenë në konservim, pa prodhuar asnjë ditë energji elektrike, për shkak të defekteve dhe kostos së lartë të prodhimit me naftë.
Pseudonimet, Vlore, Vlonjat, Vlore2, Gjorm, xXx, vezhguesi, Colet, Vicidoli, Faik, Beni etj, jane nje dhe vetem nje person . Është një vlonjat qe shkruan me shume fyryra!
PërgjigjuVetem korrupsion ka te ai mut TEC
PërgjigjuHistoria e TEC it te Vlores eshte turpi i asaj qeverie qe mori persiper ndertimin dhe e la ne ate gjendje ku sot eshte jasht funksioni.Jane harxhuar 130 milion dollar nga parat e shqiptareve dhe kush e mban pergjegjesine penale per kete krim ?.Prandaj populli ka pritje te madhe nga SPAKu ku duhen hetuar koncensionet privatizimet dhe tenderat kriminal me proben pyblike
PërgjigjuKëtë monstër e nisi Nano pijaneci dhe e bitisi Sali Gërdeci...Zgjidhja më e mirë do ishte të ç'montohej komplet dhe të çohej gjetkë,larg nga zonat turistike...
PërgjigjuMe duket se e keni gabim... Kompania izraelite eshte skualifikuar me heret pasi ofroi 5.8 mil euro, kurse greket e Mytilineos dhe turqit e Çalik nga 70 milion. Me pas turqit u terhoqen . Ka shume dallavere, por mbi te gjitha dashakeqesi per interesa te tjera per te cilat duhet te japi sqarime ministria perkatese. Me pak fjale tenderi do vazhdoj dhe 10 vjet te tjera
PërgjigjuSikur te vihet ne pune ajo gerdalle qe Pulja e hoqi per ndotjen e ajrit, ndotjen akustike dhe jo leverdine ekonomike, Vlores t'i rroje Lungomarrja pastaj
Vepra e salo berishes vetem vjedhje dhe shkaterrim kush ka virmosur per ket veper te shemtuar te arrestohet menjeher..
PërgjigjuPo nuk futet nje ne burg per parate e harxhuara.....sdo kemi drejtesi ne kete hale vend